Eros Grezda: Çfarë ndjesie të shënosh para 50 mijë tifozëve

12 Nëntor 2018, 10:01Sport TEMA

Eros Grezda duhet t`a ketë shënuar në kalendar datën “11 nëntor”.

Ndeshje fantastike, dy gola, një asist dhe mbi të gjitha fitoi zemrën e 50 mijë tifozëve në stadium, e padyshim mijëra të tjerëve në Skoci.

Futbollisti i kombëtares shqiptare luajti ditën e djeshme si titullar me Rangers, duke bërë një ndeshje fantastike në fitoren 7-1 të skuadrës së drejtuar nga legjenda Steven Gerrard, kundër Motherwell.

Mbrëmjen e së dielës, pas ndeshjes, 23-vjeçari nga Gjakova, ka folur në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol” në Supersport. Futbollisti është shprehur i lumtur për dy golat e shënuar dhe mbi të gjitha fimin e mbështetjes së tifozëve të Rangers.

“Është ndjesi  komplet ndryshe, sepse kur luajmë në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është e papërshkrueshme.

U ndjeva shumë mirë, dhe pas shënova golin e parë u lirova dhe tani fitova dhe besimin e tifozëve që është më e rëndësishmja”, tha gjakovari.

Gjatë ditës së sotme, Eros Grezda, do të vihet nën urdhrat e trajnerit Christian Panucci, për të nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Skocisë.

Do vij në kombëtare dhe kam marrë minuta nga grumbullimi i fundit.

Ndihem mirë fizikisht dhe nuk është e thjeshtë pas një dëmtimi të gjatë.

Gjërat kanë ndryshuar pak dhe po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen”, tha sulmuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje