Pas refuzimit që klubi francez, Metz, bëri për mos lejimin e grumbullimit të Ivan Balliut me kombëtaren shqiptare, Kristian Panuçi ka gjetur zëvedësuesin e tij.
Tekniku i kuqezinjve ka grumbulluar për dy sfidat e rradhës sulmuesin që luan me Livingston Egli Kajën
Lajmi është konfirmuar nga vetë FSHF-ja përmes një njoftimi ku thuhet:
“Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja.
Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do ti bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci ditën e nesërme për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Borici” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00”, shkruan FSHF në komunikatën e saj. (TemA)