Berat Gjimshiti dhe Andi Lila ishin dy lojtarët e kombëtares shqiptare që dolën këtë të martë në konferencën për shtyp për dy sfidat e rradhës që kuqezinjtë do të luajnë kundër Skocisë dhe Uellsit.
Gjimshiti po kalon një formë mjaft të mirë në Serinë A me skuadrën e Atalantës ku në sfidën e fundit në kampionat ishte dhe autori i një goli shumë të rëndësishëm për ekipin e tij, ndaj një kundërshtari tepër të fortë si Interi.
“Momenti më i mirë nuk e di nëse është, pasi nuk di nëse kam pasur momente më të mira. Është një moment i bukur personalisht, por unë gjithmonë vij të jap maksimumin dhe nuk ka problem nëse kam shënuar apo jo. Vij për të dhënë më të mirën me Kombëtaren. Nuk është vetëm Ikardi sulmuesi më i mirë që duhet të markohet, pasi ka shumë të tjerë. Është një vlerësim psikologjik dhe duhet të japësh maksimumin të mos lejosh për të shënuar gol”.
Në vijim Gjimshiti foli dhe për takimin me Skocinë.
“Besoj se me Skocinë do të jetë e vështirë, siç janë edhe të tjerat por edhe se Skocia luajti më mirë atje dhe ne tani luajmë në shtëpi dhe kemi rastin të tregojmë vlerat tona duke dhënë gjithçka në fushë. Mund të arrijmë atë që duam pasi e dimë që jemi të fortë. Tifozët na kanë përkrahur gjithmonë dhe gjetëm edhe në Skoci. Shpresoj të jenë edhe në stadium e të na japin përkrahje”, u shpreh Gjimshiti.
Ndërkohë, Andi Lila u shpreh entuziast se ndaj Skocisë skuadra do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv.
“Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta.
Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vet. Së fundmi, skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”, deklaroi Lila. (TemA)
Do hani dy gola