Emanuele Ndoj, mund të quhet padyshim një nga vlerat e shtuar së fundmi në kombëtaren shqiptare, duke qenë se mesfushori po bën paraqitje mjaft të mira në Itali, me Breshian.
Futbollisti që luan në Serinë B, është një nga më të dalluarit te skuadra e tij, por jo vetëm.
Me paraqitjet në ndeshjet e fundit dhe me asistet e dhëna, Ndoji është përzgjedhur si një nga më të mirët dhe bën pjesë në listën me 20 futbollistët më të mirë.
Në takimin e fundit në kampionat, Ndoji arriti të jepte një tjetër asist, para se të bashkohej me kuqezinjtë për grumbullimin e ndeshjeve të Kombëtares.
Ai është vlerësuar me notën 6.25 dhe është i vetmi shqiptar në këtë listë. Kryesimi mbahet nga Ninkoviç i Askolit që vlerësohet me notën 6.55.
Kujtojmë që Ndoj ka qenë pjesë e Shpresave në të kaluarën, por duke parë paraqitjet e tij, u grumbullua me ekipin e parë nga Kristian Panuçi.
undefined