Ministri i Brendshëm italian sulmon Higuain: I padenjë!

13 Nëntor 2018, 14:51Sport TEMA

Humbja e penalltisë nga Gonzalo Higuain në ndeshjen e parë kundër ish ekipit të tij dhe kartoni i kuq kundër Juventusit kanë bërë shumë zhurmë, ku është përfshirë edhe politika.

Në veçanti ai që ka folur është Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, që gjithashtu njihet si tifoz i Milanit.

Salvini kritikoi ashpër sjelljen e sulmuesit argjentinas duke theksuar se shpreson në një dënim të gjatë.

“Të dielën kam qenë në San Siro bashkë me djalin tim. Unë kisha turp nga sjellja e sulmuesit tonë i cili ishte i padenjë. Ata paguhen me miliona euro për të kontrolluar veten dhe unë shpresoj që ndaj tij të ketë një pezullim të gjatë”, u shpreh Matteo Salvini.

Por, Gonzalo Higuain do të mungojë vetëm për dy ndeshje pas pezullimit me karton të kuq dhe protestave që bëri ndaj arbitrit.

Sulmuesi do të mungojë në dy sfidat që Milani do të luajë kundër Lazios dhe Parmës. (TemA)

2 komente në “Ministri i Brendshëm italian sulmon Higuain: I padenjë!”

  1. ?? says:

    Italia kur vret shqiptar s’ndodh gjë as në parlamentin tonë dhe as në atë të BE-së.Ne një terrorist grekophone eliminuam dhe u shqetsua kisha tyre.

  2. ME EMER says:

    .. te meren ministrat me kartonat e sportistave apo me “fershellimat ” e gjyqtareve te ndeshjeve te futbollit , eshte super turp ..!Sporti ka drejtues te cilet vleresojne me plus apo minus sjelljen e lojtareve . Ministri i brendeshem duhet te siguroje qetesine ne stadiumet , ku shume here behet e pa kontrollueshme ..!.. Ai nuk mund te komandoje federaten e futbollit , pasi nuk duhet te” haje ” buken e te tjereve ..! .. Ai ka mjaft pune me hajdutet , kriminelet , drogaxhinjte , prostitutat dhe “pronaret “e tyre , e nje mije e nje halle te popullit ..! Kam merak se keto do ndikojne tek ministri i jone i ri , nga i cili presim shume te mira te beje ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje