Uejn Runi ka deklaruar se do të jetë një “nder i madh” në ndeshjen e lamtumirës me Anglinë pasi do të ketë mundësinë për të falënderuar tifozët.
33-vjeçari që luan me skuadrën e DC United është golashënuesi rekordmen i Anglisë, dhe do të lujë sfidën e fundit me “Tre Luanët” të enjten në Wembly kundër Shteteve të Bashkuara.
“Nuk e di se sa do të luaj. Do të flas me trajnerin Gareth Southgate dhe sa dëshiron ai që unë të luaj, sërish unë do jem i lumtur”, tha Runi.
Ndeshja e së enjtes, e quajtur ‘The Wayne Rooney Foundation international’, do të nderojë sulmuesin anglez.
Ai do të hyjë si zëvendësues, dhe nuk do të mbajë fanellën me numrin 10.
Runi ka shënuar 53 gola në 119 paraqitje me Anglinë. (TemA)