Kategoria Superiore luajti ndeshjet e javës së 13-të. Flamurtari u mund minimalisht në transfertën korçare, ndërsa tani do të shfrytëzojë pushimet për të “karikuar bateritë”.
Këtë fundjavë, skena do të jetë për kombëtaret, edhe për atë kuqezi, e cila do të luajë kundër Skocisë dhe pastaj ndaj Uellsit. Skuadrat e Superiores kanë kohë edhe të “lëpijnë plagët” e pjesës së deritanishme të kampionatit.
Kështu do të bëjë edhe klubi vlonjat i futbollit, i cili renditet në vendin e gjashtë për momentin, me 19 pikë, por e sheh të keqen edhe jashtë vetes, siç ka bërë në sezonet e fundit.
Dhe “gjuha vete ku dhemb dhëmbi”, pikërisht tek arbitrimet e “bluzave të zeza”, të cilat sipas tyre kanë qenë tendencioze dhe të gabuara.
Të paktën në tri ndeshje, ku përqendrohet edhe denoncimi i kuqezinjve të Vlorës për fazën e dytë të kampionatit. Statusi i bregdetarëve në Facebook, i shoqëruar me videot e ndeshjeve përkatëse, tregon gabimet e gjyqtarëve në dëm të kuqezinjve.
Gjithkush mund t’i shohë me qetësi këto pamje dhe të japë mendimin e tij nëse kemi të bëjmë vërtet me “gabime njerëzore”, sikurse bën ironi klubi vlonjat, apo vazhdon tendenca anti-Flamurtar e sezoneve të shkuara.
Ja statusi i Flamurtarit
“Pa koment po sjellim gabimet “njerëzore” nga arbitrat për ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë:
filluat si vitin e kaluar, dhe Duroja kete variant kishte, na masakruan gjyqtaret, dhe kur e kuptoi se nuk ishte ky problem ishte vone dhe iku duke hedhur ne ere gjithe vitin me investime dhe me objektiva.tani po vazhdoni me te njejtin avaz, por kini nje shembull se si ndryshohet mentaliteti, dhe ky eshte Partizani sepse dhe ata si ju kane vepruar vitet e fundit deri sa e kuptuan thelbin dhe ndryshimi duket.sa per rastet qe tregoni e kini shume gabim se i mbushni dhe lojtareve tuaj mendjen se ata jane ne rregull.rasti i fundit eshte shembulli tipik, Bushic e ul apo me mire te themi e rregullon mire topin me parakrah, jo me brylin te ngjitur sic thuhet dhe krahu vjen nga pozicioni i hapur drejt mbylljes, dhe keshtu nga rregullimi topi perfundon ne kemben e lojtarit.Jemini si i zgjuar qe eshte cuditet se si ka mundesi qe e ka pare anesori! ne vend qe te jape komplimenta per veprimin e tij ben te kunderten.ndryshoni sa nuk jeni vone dhe mos u merni me albitrat.