Fitorja 2-0 ndaj Milan në San Siro bëri që skuadra e Juventusit të vendos një rekord të ri.
Pas 12 ndeshjeve, Bianconerët kanë arritur që të grumbullojnë 34 pikë, ku ka arritur të marrë njëmbëdhjetë fitore dhe një barazim kundër Genoas – duke bërë që ekipi i Allegrit të ketë fillimin më të mirë në Serie A.
Rekordi i mëparshëm i përkiste skuadrës së Napolit në sezonin 2017-2018 dhe Romës në sezonin 2013-2014 të cilët kishin grumbulluar 32 pikë.
Fillimi me fitore është praktikisht një zakon për Allegrin, i cili në katër sezonet e tij në krye të “Zonjës së Vjetër” ka marrë 30 pikë në sezonin 2016-2017, 31 në sezonin 2014-2015 dhe në këtë sezon ka grumbulluar 34 pikë nga 36 të mundshëme, shkruan “Sportmediasset”.
Vetëm në sezonin 2015-2016 Juve nuk kishte një nisje të mirë pasi grumbulloi 18 pikë në dymbëdhjetë ndeshjet e para – por më pas bëri një ecuri fantastike duke marrë 15 fitore të njëpasnjëshme. (TemA)