Duka: Bilanci i Panuçit do bëhet pas dy ndeshjeve, trajnerët e moshave do ndryshohen të gjithë

14 Nëntor 2018, 13:41Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka inspektuar punimet tek zyrat e reja të këtij institucioni. Pas inspektimit të punimeve, Duka ka folur për mediat për shumë çështje, që nga e ardhmja e trajnerit Panuçi, ndërtimi i Arenës Kombëtare dhe ndryshimet që do të ketë tek trajnerët e moshave.

Ndërtesa mbyllet brenda pak muajsh, punimet po ecin. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhme çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publike dhe stërvitje të bëhen të hapura.

Arena Kombëtare? Në mars mund të jetë gati, të shohim edhe shortin e kualifikueseve të Europianit. Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezntim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA”, tha fillimisht Duka.

Në vijim ai shtoi se bilanci i trajnerit Panuçi do të bëhet pas këtyre dy ndeshjeve, ndërsa paralajmëroi se tek skuadrat e moshave do të ketë ndryshime.

Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim. Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuçit bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot.  Panucci do mbështetje nga të gjithë, nëse fitojmë me Skocinë edicioni nuk është dështim.

Moshat? Do ketë një analizë në fund të kualifikueseve, por mund të ndryshohen të gjithë”, u shpreh Duka. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje