Sulmuesi Myrto Uzuni ka bindur me paraqitjen e tij mjaft të mirë që bëri në ndeshjet e tij të para me kombëtaren shqiptare ndaj Jordanisë dhe Izraelit.
Në konferencën e sotme për shtyp, lojtari që luan në rradhët e Lokomotivës së Zagrebit shpreson që të lërë shenjë edhe me Shqipërinë në dy takimet e rradhës.
Ish lojtari i Laçit shfaqi dëshirën për të shënauar golin e tij të parë me fanellën kuqezi.
“Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë. Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë.
Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen.Kjo është gjëja më e bukur”, u shpreh Uzuni.
Në konferencë së bashku me Uzunin ishte dhe Frederik Veseli.
Mbrojtësi kuqezi theksoi se skuadra do t’i rikthehet rezultateve pozitive pasi lojtarët që janë grumbulluar vijnë nga një formë e mirë.
“Jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Shpresoj që me dëmtimin të jem Ok. Kemi pësuar disa gola gola që mund t’i shmangnim. Janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t’i përmirësojm. Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukes.
Besoj se individualisht jemi në moment të mirë. Edhe Grezda ka bërë dy gola. Mërgmi është aktivizuar, Gjimshiti ka bërë gol. Shpresoj që ky moment pozitiv të na shtyjë përpara dhe të bëjmë një fitore ose rezultat pozitiv.
Ne nuk kemi presion për të rënë një vazo mëposhtë. Ne kemi mentalitet për të arritur vendin e dytë dhe e synojmë atë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë drejtim”, deklaroi Veseli. (TemA)