U-19/ Trajneri Bogdani zbardh listën e futbollistëve për dy miqësoret me Rumaninë

15 Nëntor 2018, 15:36Sport TEMA

Trajneri i ekipit përfaqësues së Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ndaj kombëtares U-19 të Rumanisë në stadiumin “Loni Papuciu” në qytetin e Fierit.

Bogdani për këto përballje testuese ka grumbulluar plot 22 futbollistë, ku 12 prej tyre aktivizohen në vendin tonë.

Shqipëri – Rumani dt.18 Nëntor 2018, ora 14:00, në stadiumin “Loni Papuciu” Fier

Shqipëri – Rumani dt.20 Nëntor 2018, ora 14:00, në stadiumin “Loni Papuciu” Fier

Në listën e bërë publike nga tekniku i të rinjve, vihet re një prezencë e lartë e futbollistëve që vijnë nga Evropa.

E veçanta e kësaj liste, është edhe sulmuesi i Olimpiakosit, Emiljano Bullari që po kërkohet me ngulm nga Greqia. Nga kampionati belg, ka ardhur edhe Blerind Morina që aktivizohet te Ostende, skuadër ku luan edhe Guri.

Nga kampionati shqiptar janë Livio Malaj i Partizanit, Arinaldo Rrapaj i Flamurtarit e Ernest Muçi i Tiranës mes shumë të tjerëve. Këta dy të fundit kanë luajtur edhe në Superiore me ekipet e tyre, pavarësisht moshës relativisht të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje