Kombëtarja, Lilaj: Duhet të forcojmë grupin; Gavazaj: Kemi qenë të pafat

15 Nëntor 2018, 14:51Sport TEMA

Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën për t’I mbyllur në mënyrën e duhur ndeshjet e Nations League, edhe pse vendi i parë më shumë se i mundshëm është utopi. Mesfushori Sabien Lilaj e pranon se skuadra ka nevojë për stabilitet, pasi lëvizjet e shpeshta kanë cënuar grupin.

Objektivi i kopromentuar: “Pas këtyre ndeshjeveve që kemi zhvilluar është shumë e vështirë për të shkuar në Europian. Tentuam të shkojmë, por tani është shumë e vështirë. Shpresoj të na ketë shërbyer për të ardhmen. E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci nuk na shkoi mbarë, ndërsa në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mospërqendrimit pësuam gola të thjeshtë. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo.”

Ndryshimet e shpeshta: “Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet.”

Aktivizimi: “Nuk është e lehtë. Zgjedhjet në formacion i bën trajneri, ai vendos. Mundohemi t’i respektojmë ato vendime. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë.

Mungesa e golave: Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë”.

Në krah të Sabien Lilajt, në konferencën për shtyp të radhës, për ndeshje me Izraelin, u paraqit Enis Gavazaj.

Shqipëria pa fat: Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt.

Cilësia e Superiores: Edhe kur ishim te Skënderbeu, unë edhe Abazaj kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Vetëm me punë dhe angazhim mund të arrihet Kombëtarja. Nuk është niveli shumë i ulët në kampionatin shqiptar. Pak ritmi është i ulët, por jo niveli. Është një kampionat i mirë dhe kompetitiv. Ishim në Ligën e Europës. E treguam që nuk është kampionat i dobët.

Aktivizimi: Në ndeshjen miqësore me Jordaninë luajta më shumë. Varet si e mendon trajneri skemën. Ne duhet të përshtatemi. Pozicioni? Ndeshjen e parë luajtëm 3-5-2, nuk është shumë mbrojtëse. Gjithë vija është e atij futbollisti. Futbolli modern e kërkon që t’i kesh të dyja aftësitë, në mbrojtje dhe sulm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje