Kukësi me stadium të ri, FSHF dhe qeveria investim 5 milionë euro

15 Nëntor 2018, 19:26Sport TEMA

Kukësi do të bëhet me një stadium të ri dhe modern. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të investojnë nga 2.5 milionë euro për impiantin e ri në qytetin verilindor.

Pritet që punimet do të përfundojnë në vitin 2019.

Në mbledhjen e fundit, komiteti i FSHF-së mes disa vendimeve, vendosi që të bëjë të njëjtën gjë, si me investimin e bërë në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Projekti është në fazën e parë, ndërsa pritet që të kryhet tenderi për firmën që do të merret me ndërtimin.

Është parashikuar që stadiumi i ri i Kukësit të ketë një kapacitet prej 6500 vendesh dhe do të jetë i kategorisë Elite 3 të UEFA-s.

Në impiantin e ri mund të zhvillohen ndeshje deri në fazat e grupeve të kompeticioneve evropiane.

Punimet pritet që të nisin vitin e ardhshëm dhe do të zgjasin për 9 muaj.

Ka disa muaj që stadiumi i Kukësit është mbyllur dhe ekipi verilindor i zhvillon takimet pritëse në fusha të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema