Të qëndrosh në një skuadër duke tentuar të rifitosh vendin, ose të dorëzosh spirancën dhe të synosh drejt horizonteve të reja?
Një pyetje që e kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë futbollistë që duhet të vendosin mbi të ardhmen e tyre gjatë fushatave të merkatos.
Në verën e vitit 2017, e ka bërë edhe Olivier Giroud. Francezi, një vit para se të kurorëzohej kampion bote si titullar me përfaqësuesen e Francës së Deschamps, po përjetonte një periudhë të komplikuar te Arsenal.
Mbërritja e Lacazettee kishte transformuar qendërsulmuesin në rezervë duke e bërë të përfshihej nga dyshimet. Por, sikurse rrëfen për “Sport 24”, sulmuesi tashmë i Chelseas, gjeti një përgjigje të rëndësishme.
Sikurse konfirmon edhe vetë Giroud, qëndrimi i tij te Arsenal në verën e kaluar ishte deçiziv.
“Në verën e vitit 2017 u luta shumë në lidhje me zgjedhjet që duhej të bëja për karrierën time.
Por më në përgjithësi, lutem rregullisht dhe kur ndodhem përballë zgjedhjeve dhe vendimeve të ndërlikuara, i vë në duart e Krishtit”, deklaroi Giroud, sipas të cilit qëndrimi në “Emirates” atë sezon rezultoi të ishte një sinjal hyjnor.
Normalisht vetëm gjashtë muaj më vonë, me mbërritjen e Aubameyang, francezi u desh gjithsesi të gjente një tjetër skuadër, por duke parë që në përfundim fitoi një FA Cup dhe Kupën e Botës si protagonist, mund të thuhet se plani i tij funksionoi në perfeksion.
Por në një tjetër intervistë, kësaj here për “Le Figaro”, Giroud preku disi edhe argumentin mjaft të nxehtë, atë të homoseksualitetit në botën e futbollit.
“Kur pashë Hitzlsperger që u deklarua publikisht në vitin 2014 u emocionova.
Deri në atë moment kisha qenë gjithmonë i bindur se ishte diçka e pamundur të deklaroje homoseksualitetin në botën e futbollit.
Fundja, në marrëdhëniet brenda një kontigjenti me shumë futbollistë, është çështje testosteronesh, lehemi në dush bashkë…është natyrisht një situatë delikate.
Kështu që e kuptoj dhimbjen dhe vështirësinë në deklarimin publikisht të homoseksualitetit, është një provë e komplikuar, pas një pune mbi veten, që mbase ka duruar me vite.
Por unë jam ultra tolerant dhe kur më kërkojnë që të mbështes fushata kundër diskriminimit, si ajo e lidhëseve ylber, e bëj me kënaqësi”, deklaroi Giroud.
O vlla.
Mos i bjer anash e ansh. Thuaje troc:
Te pelqen me shume bytha apo pjeshka?