Këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, Shqipëria do të luajë përballë kombëtares së Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në kuadër të mbarvajtjes së ndeshjes, para, gjatë dhe pas përfundimit të takimit, Drejtoria Policisë Shkodër, ka publikuar masat e sigurisë.
Përmes një njoftimi policia e Shkodrës ka treguar akset rrugore që do të bllokohen, si dhe ka dhënë informacione që tifozët duhet të ndjekin për nesër në “Loro Boriçi”.
Njoftimi i plotë i Policisë.
“Njoftim Për Shtyp
Më datë 17.11.2018 ora 20.45 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Skocisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në kuadër të planit të masave të marra nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.”
(TemA)