Panuçi hedh sytë në Argjentinë, nisin kontaktet për të bindur mbrojtësin Guidara

17 Nëntor 2018, 19:14Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, është duke ndjekur shumë lojtarë në vende të ndryshme për t’i afruar tek skuadra kuqezi.

Trajneri Italian po mendon zëvendësuesin e mbrojtësit të majtë, Elseid Hysaj, dhe lojtari që ka piketuar luan në Argjentinë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Tomás Guidara, i cili luan me skuadrën e Belgranon, por që është me orgjinë shqiptare.

Sipas medias argjentinase OLE”, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit Horacio Rossi.

Nëse Guidara merr pasaportën shqiptare, ai mund të thirret nga Panucci për tu bërë pjesë e Kombëtares shqiptare. (TemA)

3 komente në “Panuçi hedh sytë në Argjentinë, nisin kontaktet për të bindur mbrojtësin Guidara”

  1. pallushi says:

    Hiqeni kete trap nga kombetarja sa me pare. Shqiptaret po mbushin me lojtare ekipet kombetare te botes e ky nuk gjen dot nje mbrojtes shqiptar por shkon e kerkon lojtar argjentinas.

  2. epo kjo bela says:

    me sebepin e kombetares po zgjerohet fryma e shqiptarizmit dhe ne breza qe nuk e kane idene fare te origjines se tyre, bravo, megjithese edhe ne kurriz te investimit dhe motivimit te rinise brenda vendit…

  3. Virusi says:

    Ke te mari ore Pallosh. Ju esh mbush mendja se trajneret shqiptare Jane me te mire se italianet. Pika qe su bie. A nuk ishte Italian ai qe na coi bene evropian. Po ku e kupton katunari kulturen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje