Duka merr vendimin për Panuccin, italiani largohet nga drejtimi?

18 Nëntor 2018, 11:35Sport TEMA
Duka merr vendimin për Panuccin, italiani largohet nga drejtimi?

Ata pak që vazhdojnë e ndjekin kombëtaren i treguan derën Panuccit në “Loro Boriçi” me thirrjet “Vaffanculo”. Presidenti Armand Duka nuk ka se çfarë të presë më,  e tha dhe para ndeshjes me Skocinë se kjo sfidë do të ishte vendimtare për fatet e trajnerit italian dhe tashmë vendimi është marrë.

Duka do të pushojë Panuccin! Trajneri italian nuk dha dorëheqjen për ta bërë më të thjeshtë, por numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë vendimin e tij.

Tekniku italian do të jetë në pankinë dhe për sfidën ndaj Uellsit me shumë mundësi, nëse nuk ndodh ndonjë situatë e papritur dhe më pas do të largohet nga drejtimi i kombëtares sonë, shkruan sportekspres.com.

45-vjeçari kishte Ligën e Kombeve për të treguar se ishte i duhuri për Shqipërinë, por nuk ia doli mbanë. Arritja në Europian ka rritur shumë pritshmëritë e tifozëve dhe Panucci dështoi t’i përmbushte. Si të mos mjaftojnë rezultatet kundra, ekipi shqiptar nuk po prodhon as lojë dhe nuk të dhuron asnjë emocion.

Me ndarjen e rrugëve me Panuccin, Duka duhet të gjejë një tjetër emër për drejtimin e skuadrës. Hijet e Gianni De Biasit po sillen në ajër, ishte i pranishëm dhe dje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gojët e liga thonë se italiani priste dështimin e bashkëkombasit të tij dhe tashmë ka nisur sulmin! Ekip nuk ka, mundësi nuk ka, e ku ka mirë se sa të kthehej në “parajsë”? A do të ishte e ndershme? Kush pyet për parime sot! Arroganca dhe ofertat “stratosferike” që i pengoi Shqipëria harrohen…

4 komente në “Duka merr vendimin për Panuccin, italiani largohet nga drejtimi?”

  1. ? says:

    Italia sjell skopidhje.

  2. sportdashes says:

    Jo me jo, bashk me Panucin te zhdukesh edh ti Duka bashk me gjysmen e kombetares qe boni dallavere, legena qe shisni ndeshjet

  3. gzimi says:

    ORE keni luajtur nga trut e kokes ne mezi e hoqem DE BIAZIN ju kerkoni te naj sillni mbrapç , ju keni hall qe ka ngel pa pun apo çfar , ju jeni msuar me saliun ne politik skeni faj , jeni te luajtur menç , duhet nje trajner tjeter , nje trajner i provuar sa do mir te ket ber e ka mbaruar ciklin se perderisa e hoqem nuk vlete me skish çti jepte me komtares , mjaft me kto teori idjotesh dhe ju gazetar fshatar debila mos hidhni kto lloj teorish se po na merni me qaf me keq se çna keni mar ne politik ka 30 vjet , mer fshatar konviktor dhe fut gazetar se paguhen me byrek , kta nuk din kga lidhet gomari , i msojn gjerat per meç dhe bejn si papagajt dhe te çojn ne mut , mjaft me DE BIAZ LESHIN ka mbaruar qe kur e hoqem me njemij sakrifca ka trajnera pa fund europa dhe SHQIPRIA.

  4. asd says:

    Nuk ka as Panuc dhe as De Bias. Ka vetem Armando Duka qe perdori korrupsionin per ta kualifikuar Shqiperine ne euro 2016. Pra ka vetem nje iluzion. Shqiptaret ne shekuj kane qene te mire vetem per mercenare. Ushtri nuk bejne dot sepse ne DNA mungon elementi i “punes ne grup”. Asnje futbollist shqiptar nuk mendon dot si “magjistar” grupi, por vetem si “talent” individual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje