“Herë me PD e herë me PS”, Monika Kryemadhi: Pa LSI-në, shqiptarët nuk do të lëvizinin të lirë në Europë

18 Nëntor 2018, 13:03Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në qytetin e Sarandës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi preku çështjen e koalicioneve që LSI ka pasur vitet e fundit me PD-në dhe PS-në ku tha se LSI-së i është dashur që të bashkëpunojë me qeveri të ndryshme për të bërë të mundur heqjen e vizave dhe marrjen e statusit kandidat në BE.

“Thonë për LSI, po kjo njëherë me PD, njëherë me PS. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëvzinin të lirë në Bashkimin Europian.

 Bashkimi me PD-në i dha shansint shqiptarëve të lëvzin të lira pa viza.

Pa LSI, PS-ja nuk do ta kishte të mundur marrjen e statusit kandidat në BE.

Ministrja e Integrimit, Klaja Gjosha ka qënë ajo e cila ka iniciuar për të arritur marrjen e statusit kandidat për anëtar të BE-së.

Sot qeveria nuk ka ministri Integrimi, dhe procesi i integrimit sa vjen dhe reduktohet.” – tha Kryemadhi.

Më tej duke folur për zgjedhjet lokale, kryetarja e LSI-së deklaroi se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se strukturat e LSI në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja.

Ne tashmë jemi në një front opozitar.

Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve.

 Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale.

 Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve”- tha Kryemadhi. (TemA)

6 komente në ““Herë me PD e herë me PS”, Monika Kryemadhi: Pa LSI-në, shqiptarët nuk do të lëvizinin të lirë në Europë”

  1. ME EMER says:

    .. MERRE BURRIN PER KRAHU DHE DIL TE SHOHESH SE SI ESHTE “LEVIZJA E LIRE ” , POR MALEVE TE IKESH , SI NE , ME SHUME SE GJYSMA E VENDIT . ME VETE NUK KISHIM NDONJE DOKUMENT L.S.I…! E C`FARE FITUAM ..?! .. JU QE JETUAT EPOKEN E SHKATERIMIT TE VENDIT , EPOKEN E LAVDISHME TE KANABISIT , FORCA POLITIKE “NJE HERE ME MALON ” , “NJE HERE ME BALON “, BETE KARRIERE ..! E DUAM SHQIPERINE , E DUAM SHTEPINE , DUAM TE KETHEHEMI SE PO NDJEJME PLEQERINE , POR ME KE TE RRIME ..?!.. TE PAKTEN TE KISHIM TE SAKTE DREJTESINE ..!

  2. London says:

    Hahahaha, kjo goca e LSI eshte shume “funny”
    Me mire pa LSI dhe pa Europe, sesa me LSI dhe ne burg?

  3. ce says:

    Po kushërinjtë e 7- te i kane marre me vehte këta te leshitdhise se militantet e leshelise kane ikur ne drejtim te paditur qysh kur leshelia iku per lesh. Nafije dybeku ka dale neper qytete se ka pare ëndërr se revoluciononi baxhellian qe do filloje nga Shkodra me naziskinet e Mamurrasit dhe me sharebajgat e leshitdhise ne krye do ta sjelle ne pushtet. Harroje sa kohe do kesh deputete 18 vjeçare qe merren me strategji arsimore si dhembcakkallja Kejdi dhe Edhjet Brahimkari qe vetëm shpif çdo dite, do jeni opozite deri ne 2029

  4. ISL says:

    Pa LSI-ne sot do kishim pak me shume pasuri kombetare shteterore

  5. Hahahahahahahahahahaha sa kam qesh. Asht bo shakaxheshe e modhe kjo dreq Mone. Ia ka kalu edhe Bukres tek Portokallia.

  6. Roland says:

    Hajde shurre muti hajde ….. edhe shurre muti , edhe e fryre me mut , silikon . Dy here shurre muti ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje