Panucci u kërkon llogari, kuqezinjtë kthehen “memecë” në stërvitje

18 Nëntor 2018, 13:10Sport TEMA

Kombëtarja u rikthye në heshtje stërvitje pas humbjes së rëndë me Skocinë në “Resort Tropikal”, ku për 15 minutat e para u dëgjua vetëm zëri i Cristian Panuccit, që mbajti një fjalim të gjatë përpara lojtarëve, si një analizë e asaj disfate të pësuar në “Loro Borici”.

Trajneri, i cili në përfundim të ndeshjes mori përsipër përgjegjsitë e kësaj humbjeje përpara futbollistëve, e veçoi grupin larg pranisë së medias, por nga gjestet, mimika dhe tonet e përdorura u kuptua që nuk ishte një bashkëbisedim i qetë.

Nga aq sa Supersport u përpoq të kuptonte, trajneri vuri theksin te 10 minutat e para të ndeshjes së “Loro Boriçit”, ku nuk ishte i kënaqur me impaktin që ekipi pati me këtë sfidë.

Biseda e Panuccit me ekipin zgjati për rreth 15 minuta, gjatë gjithë kohës që mediat ishin të lejuara sipas rregullores në seancën stërvitore, me italianin që u përpoq të kuptonte dhe nga lojtarët e tij arsyet se pse asgjë nuk funksionoi me skocezët, ndryshe nga ajo që ishte përgatitur.

Sa i përket seancës stërvitore në prag të miqësores me Uellsin, Panucci e përqendroi kryesisht atë te lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen e kësaj të shtune, ndërsa zhvilloi dhe një sfidë miqësore brenda grupit për të patur një ide më të qartë mbi formën e futbollistëve, por dhe për të marrë ndonjë indicie për ndryshimet që duhet të bëjë ndaj Uellsit.

1 komente në “Panucci u kërkon llogari, kuqezinjtë kthehen “memecë” në stërvitje”

  1. albaniac says:

    Nuk eshte vetem trajneri qe ka peshen me te madhe ne kete humbje model mu para hundes tone. Panuci kujton se po trajnion italiane qe kane shkolla te rregullta futbolli lojtare intuitive dhe inteligjente me loje. Fatkeqsia me e madhe jane vete lojtaret tane, pa talent pa trajnim profesional, pa pregatitje fizike e lere me ate teknike, mungese loje inteligjente dhe nje kaos qe ne fund te fundit vjen nga pa aftesia e lojtareve per tu vet organizuar ne momente te caktuara loje. Dembele, pa asnje nocion futbollistik, individe amatore te vet-reklamuar si futbolliste eshte kanceri i ekipit kombetar shqiptar. Cdo gabim qe bejne cdo pafatesi dhe idiotesi qe paraqesin ne fushe do te interpretohet si gabim i trajnerit dhe ky mentalitet vazhdon qe prej dhjetra vitesh. Arrogance, injorance dhe mungese rrespekti eshte nje tipar ne cdo lojtar te shqiperise. Keta te gjithe vine nga jashte dhe shumica vine nga ekipe te vogle pa te ardhme. Nje pjese e mire a tyre rrine ne stoll gjat 90 minutave dhe stervitja qe bejne ne ekipet ku jane eshte e limitizuar per shkak se jane lojtare te kategorise se fundit pa asnje shanc per te luajtur qofte dhe 5 min e fundit.
    Pregatitja fizike eshte shume e dobet, Shikohet qarte mesfusha qe dhe ne ditet me te mira te ekipt tone ka treguar shenja lodhje qe ne 20 min e para te pjeses pare, dhe mbrojtja ka nje ngarkese dopio pasi mesfusha nuk vrapon me… ekipi shqiptar nuk ka pasur asnjeher mesfushe, sa i perket mbrojtjes ne raste te rralla jane paraqitur te rreshtuar gjate 90 minutave,pasi lodhja ben punen e vet mbas minutes 30 te pjeses pare. Sulmi ahahah eshte inekzistent…..
    NJe trajner i huaj qe vjen nuk mundet te pershatet dot kaq shpejt me nje ekip si i ky qe kemi. Kushdo te vi tani me kete ekip te pa-stervitur, pa talente, pa lojtare inteligjente e ka te pamundur qofte dhe te luaje me Skendrbeun ose me Partizanin qe te fitoje….Uellsin that`s a fucking joke!!!!
    Kur te vi ai momenti qe lojtaret e shqiperise te vrapojne si nje ekip I rregullt per 90 minuta pa vene duart ne mes dhe te presin topin vetem atehere duhet menduar per ti rreshtuar ne skema modeste por solide dhe vetem atehere duhet qe lojtaret e shqiperise te mesojne sesi te luajne ne mesfushe, dhe vetem atehere duhet te kerkohet 2-3 lojtare vertet inteligjente qe te organizojne lojen ne minutazh te caktuar pa qene nevoja e trajnerit per cdo pas te dhene apo rreshtim pa top. Vetem atehere Shqiperise nuk do ti duhet me asnje trajner I huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje