Kanabisi mjekësor, Greqia licencon kompanitë e para: Synon t֝ë kapë një treg miliarda dollarësh

19 Nëntor 2018, 20:49Rajoni TEMA

Greqia ka lëshuar të hënën licencat e para për kompanitë private për rritjen e kanabisit mjekësor në vend, pjesë e përpjekjeve për të kapur një treg miliarda dollarësh.

Shteti grek legalizoi kanabis për përdorim mjekësor vitin e kaluar.

Dy licenca u dhanë të hënën dhe 12 të tjera do të jepen deri në fund të këtij viti, tha Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit.

“Ka interes të madh, kryesisht nga Kanadaja dhe Izraeli , ku disa prej investitorëve potencialë janë të mëdhenj”, tha Stergios Pitsiorlas, zëvendësministri i Ekonomisë, në një konferencë shtypi.

Pitsiorlas tha se produktet e para të kanabisit mjekësor pritet të godasin në treg për rreth 12-18 muaj, ndërsa shtoi më tej se industria është e orientuar kryesisht nga eksporti.

Mijëra pacientë në Greqi mendohet të përdorin kanabis për një sërë problemesh të rënda shëndetësore, ndonëse autoritetet nuk kanë ende shifra të sakta.

Sipas sistemit të licencimit të Greqisë, produktet mjekësore të kanabisit do të jenë disponueshme në recetë, ndërkohë që sipas tha ministrit të Shëndetësisë, Andreas Xanthos, ato nuk do të subvencionoheshin nëpërmjet skemave shtetërore të sigurimeve shëndetësore,.

Sipas ‘Ekathimerini’, kompanitë e para të licencuara janë në Larisa dhe në Korint në Peloponez.

Ndërkohë, 14 licencat pritet të krijojnë më shumë se 750 vende punë dhe të gjerojnë rreth 185 milionë euro investime.

“Mesazhi ynë është se vendi është i hapur për investime,” u shpreh Vassilis Kokkalis, zëvendësministër i Bujqësisënë Greqi.

5 komente në “Kanabisi mjekësor, Greqia licencon kompanitë e para: Synon t֝ë kapë një treg miliarda dollarësh”

  1. tfgs says:

    Mos re file Kokalla do fillojne sunitet pune ne Alvania

  2. Llaman says:

    E shihni sa largpames ka qen 2K-ja

  3. Tani says:

    Tani Shqiperia do haje m.t! Greqia do te fitoje miliarda kurse ju do te hani kaken, si gjithmone. Shqiptaret vetem dijne te rrihen e zihen me njeri tjetrin dhe nuk punojne per vendin por vetem per veten. Hollanda nuk donte konkurent dhe Greqia po ashtu. Ju shtyne te luftonit kanabisin ne vend qe ta legalizonit dhe shteti te merrte taksa, ne miliarda. Nuk do kish nevoje per borxhe per te ndertuarc Shqiperine. Greqia do te fitoje me turiste dhe me produkte qe do te blihen edhe ne Shqiperi.

  4. kozmo says:

    EUROPA I LEJON KETA PER TE LINCESUAR , DUHET QE SHQIPERIA TE FILLOJ LEGALIZIMIN E SAJ . ESHTE E VETMJA EKONOMI NE KETE VEND ,PADI PASURITE NENTOKESORE I KA SHITUR ME KOHE ANTISHQIPETARET .

  5. WEB says:

    Edushi e dogji te gjithë,,,, ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje