Moderatorja e sportit, Leila Kraja, ka treguar gjatë emisionit “Intervista Vip” në TemA TV disa detaje nga jeta e saj sentimentale.
E pyetur nga moderatorja e emisionit Antoneta Koçi rreth takimit romantik më të bukur që ka pasur, ajo u shpreh se kishte qenë një nga takimet më të thjeshta por që e ka shijuar më shumë.
“Ka qenë thjeshtë një xhiro me makinë por që kam kuptuar që e pëlqeja shumë atë djalin”-ka treguar Leila, e cila ndonëse nuk dha detaje rreth personit që bëhej fjalë, la të kuptohej që vazhdonte ta pëlqente atë.
Madje ajo pranoi që edhe puthja që kishte shijuar më shumë kishte qenë pikërisht me këtë djalë. Me sa duket bukuroshja e ekranit ka rënë në dashuri… Por se me kë, kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.
Leila dhe Robert Berisha janë gjithashtu një nga çiftet më të komentuara në spektaklin e kërcimit “Dance Ëith Me” që tërheqin vëmendje jo vetëm me kërcimin por edhe me sportivitetin dhe batutat e tyre.
Por e pyetur se cili prej tyre kërcen më bukur, Leila ka treguar se Roberti është më i talentuar dhe e mëson koreografinë më mirë.
Ajo gjithashtu ka pranuar se Roberti ka edhe më shumë sens humori e që publiku është shumë i zjarrtë sa herë që ata dalin të performojnë, në veçanti publiku femëror.
E pyetur nga Antoneta, nëse Nora ka treguar shenja xhelozie, ose nëse i ka lënë ndonjë porosi lidhur me Robertin, Kraja u përgjigj:
“Nora nuk besoj se ka merak, përkundrazi ka shumë besim tek ai…fundja është një nga femrat më seksi në Shqipëri.”
Dhe për këtë i japim mëse të drejtë!
oh cfare tmerri kalon ky komb, ku kulturen e perditeshme e bejne femij anonie qe shesin histori te tyre banale si ngagjarje per konsum kombetar. Shqiperia ka levizur, por i duhen nja 35-45 vjet te tjera per tu normalizuar e standartizuar me vlerat e ranueshme Europiane. Ketu te shqyen akoma vulgariteti ne pushtet.