Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socaliste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare gjatë ditës së sotme, pati një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë, Stefan Mayer.
Takimi u fokusua në luftën kundër krimit të organizuar dhe rendit publik, ku rezultatet e arritura shprehin qartë angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë operacionet e fundit kundër grupeve kriminale dhe përmirësimin e treguesve të sigurisë publike.
Nga ana e tij, Mayer vlerësoi punën e institucioneve shqiptare në këtë luftë dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë gjermane, në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të ministrive të Brendshme dhe policive të dy vendeve.
Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit ( Frontex), që është e para e këtij lloji në rajon.
Gjatë diskutimeve në takim, Sekretari ra dakord që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.
Në fund të takimit, Mayer nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Një her në 100 vjet. ,udhëheqësit e tyre vizitojn vëndin tonë.
Kur politiken e Shqiperise e ben Tualeti!