Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është kthyer sërish në një mollë sherri mes Presidencës dhe Kuvendit. Ky organ prej gati dy vitesh nuk ka funksionuar asnjëherë dhe gjithmonë ka pasur sherre e debate.
Në fillim të dhjetorit duhet të zgjidhen anëtarët e rinj. Sipas ligjit, çdo vit hidhet shorit për 9 anëtarët e KED.
Shumica e institucioneve të drejtësisë kanë dorëzuar në Presidencë emrat që plotësojnë kushtet për në KED, por nuk ka ndodhur aspak kështu me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Sipas ligjit, institucioni i drejtuar nga Ilir Meta duhet të propozojë kandidatët nga gjyqësori, por nuk ka ndodhur aspak kështu.
KLD ka refuzuar të dërgojë kandidatë me argumentin se nuk ka asnjë të drejtë.
Sipas gazetës Sot, KLD ka argumentuar se ka skaduar afati i dispozitave tranzitore për KED dhe është e drejtë e Këshillit të Lartë Gjyqësor që të propozojë emrat e rinj.
Por një tjetër pengesë që pritet të sjellë Meta është dhe sa i takon hedhjes së shortit.
Sipas dispozitave tranzitore nga data 1-5 dhjetor i takon presidentit të hedhë shortin për anëtarët e rinj. Nëse ai e refuzon është e drejtë e Kuvendit që të hedhë shortin në datat 6 deri në 10 dhjetor.
Por ky veprim mund të bllokohet duke qenë se nuk ka përfaqësues nga KLD. Mbetet të shihet nëse shorti do hidhet për emrat që kanë vajtur, apo do duhet të gjendet gjuha e përbashkët me KLD.
Megjithatë kjo çështje pritet të përplasë fort Presidencën me Kuvendin.
ILir Meta qe beri atehere sikur…” do jape doreheqjen po nuk u votua….” tha, tani kerkon qe ta bllokoje ate. Po sikur parlamenti te veproj pa presidencen fare, sepse ne fund te fundit parlamenti eshte i zgjedhur nga populli, Meta eshte i zgjedhur nga Edi Rama. Pra, le te anashkalohet Presidenca si apendiks qe eshte, le te shkeletkushtetuta , se eshte shkele dhe per gjera hiçe, pastaj reforma ne drejtesi te eci perpara. Po na plaset shpirtin me ate reforme, do e beni ju apo do ta beje populli?! Se pastaj do kerkojme largimin perfundimtar te atyre qe pengojne. le te shuhen te gjitha institucionet.
“Rrit KUTEN, te te Haje KUKEN” eshte nje shprehje popullore. Ne vend qe Meta te cohej para DREJTESISE, Rama e gradoi “President'” ?!