Në emër të tim vëllai

20 Nëntor 2018, 09:09Politika TEMA

Nga Ardian Olldashi*

“Demokracia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste të bujshme, deklarata boshe, fraza të prera me masë për rrethanat dhe interesat në rrjetet sociale më bind edhe një herë që populli shqiptar është më i mirë se politikanët që ka.

Sidomos e kam fjalën për atë pjesë të klasës politike që nuk arriti kurrë të ishte opozitë.

Në vend që të ndërmerrnin rrugë të reja, ndoshta të vështira dhe të rrezikshme preferuan të thaheshin, të atrofizoheshin së bashku me partinë e tyre.

Koha është mësuesi më i mirë. Koha po tregon se ç‘bënë.

Si karroca pa kalë në tatëpjetën e dështimit kërkojnë të kapen kudo. Kapen tek datat përkujtimore (të gabuara si çdo gjë që bënë në jetë)për të mos përfunduar në faqen qesharake të historisë si ata që shkatërruan, përdhunuan, keqpërdorën besimin dhe shpresën e manipuluar të demokratëve të vërtetë.

Nuk u “kujtuat“ me vetëdije për Sokol Olldashin një muaj pasi ishte larguar në kongresin tuaj të rimëkëmbjes, kujtoheni pesë vjet pa një ditë më pas në luginën tuaj të lotëve, ku prisni që mëshira e kohës, ndoshta kur do jeni zbardhur vetëm nga flokët t’ju falë edhe një herë pushtetin që nuk dini ta fitoni.

Ju dhe hipertrofia juaj e Unit jeni përgjegjës historikë të kësaj katastrofe që demokratët e vërtetë nuk ju kishin borxh.

*Vëllai i ish deputetit të PD, Sokol Olldashi

5 komente në “Në emër të tim vëllai”

  1. tafa says:

    Nje kritike tallje perbuzje e urrejtje per klasen politike ne pergjithesi e pd-n ne vecanti.Une skuptova gje tjeter ne kete koment.

  2. Gerti says:

    Demekrat te vertet?!
    Do shkruaj dhe une mendim tim per tet vella,pa dashur te fyej dhe shpresoj te mirekuptohem.
    1-demokrat te vertete ne shqiperi nuk ka! Nuk ka sepse diteperdite krijohen “situata” te tilla sa qe edhe paqedashesit me te medenj te botes te mblidhen ketu,do detyrohen te behen sundimtare.Eshte politika e perditshme qe te detyron te behesh i keq.
    Zgjidhja?
    Ligji i shpifjes!
    Po te fuksionoje ligji i shpifjes…avash avash do kemi mundesi te shikojme tek tuk ndonje demokrat te vertete.
    2- Vellai yt demokrat i vertete?
    Ishte ai qe tha me plot gojen se: saliu vrau pak ne 11janar…po te isha une do vrisja akoma me shume!
    Demokrat i vertete dhe vrasja,nuk shkojne bashke.
    Te them te verteten,edhe une do vrisja,por do vrisja kur protestuesit kekrojne te bejne dem kunder shtetit,kur protestuesit jane te paguar dhe kerkojne destabilizim kombetar,me pak fjale,kur protestuesit jane pro-serb.
    Une,si shqiptar i vertete do ndihesha keq qe edhe nje protestues te vdiste.Do ndihesha keq sepse nuk arrita ti mesoj se vendi duhet,se vendi respektohet,se shqiperia eshte vendi i tij dhe nuk duhet te shkaterrohet.
    Ndaj,i nderuar vella i Olldashit!
    Nuk pame asgje te sakte nga “demokratet” e vertete dhe jane keta demokratet e vertete qe na shkaterruan plotesisht si komb,si njerez,si individ.
    3-Perse i kerkon bashesh te vi ne pushtet?
    Do dhe ti te vjedhesh se ste dalin ato te mbedhurat?
    Nje demokrat i vetete eshte gjithenje ne kerkim te me se mires per vendin e tij dhe kur shikon se “bindja” e tij partiake nuk eshte ajo qe duhet per vendin,voton ate qe i duhet vendit dhe jo ate qe i duhet xhepit.

  3. Arbeni says:

    Po or po, Pallosh. Nuk e paske dash vellain koqe. Sikurse familja e Hajdarit qe nuk kerkojne kush ishte ekzekutori por shkon e puthet me vrasesit et SB. Dhe ti, 5 vjet me vone duhet te dish pse u vra vellai dhe pse u varros aq shpejt nga “miqte e PD te Sali Kriminelit” dhe jo te na besh hartime tash mbi demokracine dhe opoziten etj etj. Demokracia nu ecen ne shqiperi sepse jane te lire vrasesit et 28 vjeteve te Fundit (nga herojt e shkodres, trebicka, 21 janari, gerdeci etj etj).

  4. Tutu says:

    Jam plotesisht i bindur qe Çajupi eshte shkrimtari me i madh i gjith kohrave te shqipes.. nje llloj Shekspiri shqiptar … komedia Pas Vdekjes eshte nje lloj komedie hyjnore… por mire o vellai i hidheruar , po per mekatet e tet vellai ke ndonje haber… i madhi Volter thote qe: te gjithe njerzit qe ne nje menyre apo nje tjeter perzihet me punet publike kane nje perfundim te tmerrshem….

  5. "BOHOTINA" says:

    Sokoli ishte i ditur, kurajoz, trim. Kete e ndjeu vampiri pas sterkembshit qe i beri ne zgjedhjet per kryetar partie. Ai doli kunder tij (vampirit), ne Kuvend, madje dhe 2-3 dite para vrasjes. Me kete akt ai merrte gjysmet e depudeteve. Por vampiri eshte vampir. Te kafshon, te pi gjakun, ndaj nuk kishte nje pike gjak ne vendin e aksidentit.
    Koli kishte dhe shpirt poetik. E kam lexuar librin e tij me poezi mjaft te ndiera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje