A po punon PD-ja, për të prishur protestën e banorëve të Astirit?

19 Nëntor 2018, 18:57Politika TEMA

Disa dhjetra banorë të zonës së “Astirit” protestojnë prej 16 ditësh, pasi banesat e tyre do të prishen për shkak të ndërimit të “Unazës së Madhe”.

Shumë prej tyre i kanë banesat pa leje dhe nuk mund të shpërblehen, ndaj dhe nuk dihet se si do të zgjidhet kjo punë, pasi shteti iu ofron vetëm 3 vite qira dhe kredi të butë për të marrë shtëpi të re.

Atyre iu janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike, por dhe ata të LSI-së.

Këtë të hënë protesta është acaruar dhe protestuesit i janë drejtuar një kaniteri ndërtimi, të një prej firmave private që ka fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë parandaluar mësymjen e banorëve.

Por interesant është fakt, se në momentin kur banorët i janë drejtuar kantierit dhe po përplaseshin me policinë, deputeti i PD-së, djali i Fahri Balliut, iu ka bërë thirrje protestuesve të tërhiqen dhe të qetësohen.

Gjë që të lë të ngresh dyshime, për arsyet reale të deputetëve të opozitës në këtë protest.

Kujtojmë se një prej firmave që ka fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, është ortake e Lulzim Bashës dhe në kohën që ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, ajo merrte shumicën e tenderave.

Dhe duket se deputetët e PD-së, po përdoren nga Lulzim Basha, pikërisht për të mbrojtur këtë kompani.

Të njëjtën gjë PD në fakt, bëri edhe me protestën e banorëve të Kukësit.

Edhe në atë rast dërguan Flamur Nokën, i cili një ditë para protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se qendronte pas protestës së banorëve të Kukësit.

Kur protesta u bë e dhunshme, vajti Flamuri dhe e prishi atë.(TemA)

14 komente në “A po punon PD-ja, për të prishur protestën e banorëve të Astirit?”

  1. kozmo says:

    KOKAT HANGSHIN .????????????

  2. robi says:

    Shpellaret e unazës jane te gjithë Salilusher, Flamurnoker, Kleviskerricer, pra jane te udhehequr nga fytyrat me te urryera te Shqipërisë, Sali lusha, mul gangu, Klevis kërriçi, dhe Strazua.ata jane te mashtruar dhe nuk mund ta bllokojnë dot projektin

  3. h says:

    Per hajdutët ,zaptuesit,grabitqarët,maskarejtë arrogantë që zaptuan pronat e tjerëve,
    asnjë mëshirë. Hajdutët e djeshëm,rracë ndyrësirash per të ardhmen.
    E vërteta vonon,por nuk harron. Jemi të gjithë me qeverinë sepse qeveria është
    vullneti i popullit që kërkon rend,ligj kundër maskarejve,dhe qetësi civile.

  4. AZ... says:

    Ndersa ti”Robi”je robqire….ptuuuu fare e keqe

  5. AZ... says:

    Ndersa ti”Robi”je robqire….ptuuuu fare e keqe…..

  6. Sarpi says:

    Ere Mero mavria tani qe ripjerdhurve po u bien breket ke filluar te besh edhe diversion. Kylishave te kuq po u vjen ngordhja.

    1. prizem says:

      Ke te drejte kur thua qe kelysheve te kuq po ju vjen ngordhja…. duke filluar nga Salibablja e pastaj hajde radha….

  7. gloria says:

    Keta idjote mendojne se eshte koha e Sali rrumpalles, keta plera kane zaptuar tokat dhe duan demshperblim. Nu kuptoj perse policia nuk vepron.

  8. mark says:

    haleja otomane 500 vjecare do te pakten 300 vjet te iki era

  9. keta qe i lane te ndertojne a kane ndonje pergjegjesi.
    ata duhet ti demshperblejne ,ti kerkojne falje dhe jo te shkojne e ti nxisin per shkatrrim.
    po keta pushtusa qe zbriten nga malet ku e gjeten token qe ndertuan.
    pse duhet te paguajme ne edhe ish pronaret edhe pushtusat.
    saliu me moniken luljeta bashen e ilirfloririn dhe keta te sotmit kane vjedh aq shume nga ne sa kane pare te demshperblejne keta pushtuse dhe per te ndertuar ndonje burg luksoz per vete.

  10. tomi says:

    Mero diversanti. O mavri, akoma se merr vesh qe rilindja do te perfundoje shume keq? Po si kerkon te na besh per budalla o derezi? Me ze e me figure u pa qe tha qe te terhiqet policia dhe jo protestuesit.

  11. Denis says:

    Jemi me qeverine,jemi me ligjin. Tokat nuk Jane te tyret,zaptimi eshte makabritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje