Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi një foto të Hysenit i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hyseni shkruan se “c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!”.
“Plakut Merre digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit.
Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon(me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.
Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!
Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!
Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!
C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.
Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 25 jetë njerëzore.
C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.
C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.
E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.
P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën ? ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte ?, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.
Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë”– shkruan Hyseni në facebook. (TemA)
Foto e postuar nga Hyseni në facebook
Sa te corruptuar qe jane te gjithe politikanet vellezer.
Ne vend qe te deklaroj qe humbi Shqiperia shansin te mos kishte kete monster,deklaron per kete qe e zgjodhen ata te Partise se Tij te dashur.
Nje kryehajdut tokash si turkoshqiptari hyseni shkon dhe ofendon autiket. Ky eshte niveli rilindjes.
Ky eshte skandal qe tallet me autiket… hajde Albanistan hajde dhe thona ne na la la Turku ne mesjete akoma…
Saliu mund te krahasohet me nje perbindsh, kriminel, shpellar i pakorrigjushem por jo me te gjithe ata viktima Autike pasoje e politikave moderne fitimprurese te globalisteve.
Kete hale dhjerokratike e paska ber mut.
Nuk e prisja nga nje deputet i dhjerokratikes komuniste te fliste keshtu.
Sa me shume te ndergjegjesohen njerezit do e kuptojne se kush eshte ky llum i ppsh qe ngjiti shkallet nga nje shpellar injorant hyri ne bllok dhe u be bllokmeni me i pasur me intriga dhe servilizma.
Mjer Shqiperia dhe shqiptaret qe nga shiu ran ne bresher.
EPO KJO ESHTE KULMI I IRONISE. KATINDARI I TEPELENES I THOTE BERISHES : BESOJ E KE LEXUAR RIGOLETON!? VETE DO TA KETE LEXUAR TADH SE FUNDI DHE E MBAN MEND SE NGA FYTYRA PREJ DAUMI E HYRNEQET ME VJEDHKE PRONADH KY ALKEDI NUK TA MBUSH MENDJEN SE ESHTE LIBER LEXUES. SA PER BERISHEN O KA TE GJITHA ATO QE THOTE KY MALOKU I TEPELENES POR SMUND TA VESH NE DYSHIM LEXIMIN E RIGOLETOS.
Jam dakort me sa thua per Berishen biles te thoshje edhe me shume por krahasimi me Rigoleton nuk eshte aspak i goditur. Rigoleto eshte nje figure tragjike dhe gjymtimi fizik e ben edhe me tragjik.Ndersa Duka pefaqeson mungesen e personalitetit dhe moralit njerezor.
Po cmeri me nje plak te cmendur qe cmendi gjithe shqiperine lereni te lehe si qen rrugesh vete po katandiset keshtu po te mos kishte rrjedhur do te ishte figure e kombit
Mire more z.deputet,po ata komunist qe ka Patur dhe ka PS si do ti quash ? Keni kujdes me argumenta mundet tjeteri. Te Gjithe ju te PS Ashtu si Edi Rama keni filluar ti perbuzni dhe te mos I respektoni.ti zotri nuk me dukesh me I mire se ata qe Kane qene komunist dhe nuk do te thote se ata qe Kane qene komunist Kane bere Krime apo te Kene vrare e vjedhur si disa nga ju sot.ok
Berishen e dime te gjithe se kush eshte, po edhe ky eshte nje moster qe shet nje vend pune per sex edhe nuk la troje edhe toka pa kerkuar si shperblim per favoret qe ben ne zonen e Sarandes. Ne hell qe te gjithe njerez ma moral edhe principe.
Nastradin EFENDIU-Kishte shtate gomer dhe kurr i numeronte gomaret i dilnin gjashte gomer dhe kur zbriste nga gomari i numeronte i dilnin shtate gomer dhe keshtu vazhdonte NASTRADIN EFENDIU duke numeruar gomerret.Sali Berisha ne e njohim mire se kush eshte:Le ta dine te gjithe shqipetaret ku jane dhe ku nuk jane. Sali Berisha eshte komunist i devoteshem i PPSH.Ai ka qene sekretar i organizates baze te Partise.Ky njeri 75 vjecar ka rrjedhur perfundimisht nga trute.Sali Berisha eshte sot krimineli me i ndyre, njeriu me fashist dhe me nazist. Ai nuk eshte burr i mire,ai sot eshte kethyer nje mafjoz, njeri i pa skrupull.
Subject: NGA ME STALIN SE STALINI TEK
From: Alban Dega
Date: October 31, 2018 at 1:25:59 AM EDT
NGA ME STALIN SE STALINI …
TEK ME ENVER SE ENVERI … … !
– Nga Alban Dega, New Jork
Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist ! Vaclav Havel
A e dini cilat jane ndryshimet me te medha midis Qoftelargut Enver Hoxha dhe Sali Berishes e Bandes se Gangstereve te tij politike e biologjike !?
Enver Hoxha dhe politbyroja e lopeve te tij ishte diktator komunist i eger.
Por ishte me i sinqerte
Neni Nr. 1 i Kushtetues se Shqiperise deklaronte se RP ose RPSSH-se eshte shtet i diktatures se proletariatit.
Shkurt ishte diktature barbare, cnjerezore komuniste !
Po Sali Berisha !?
E filloi dhe leshoi demokracine ne 1997 pa Kushtetute fare. Shqiperia u qeveris me dispozita kushtetuese .
Ne te vertete Shqiperia u qeveris sipas ligjit te Luigjit te 14 te “ Ligji jam une” ose sipas ligjit Une Saliu Me Saliun per Saliun !
Po demokracia e vertete cila eshte !?
Ne Populli Me popullin Per Popullin!
A e dini cili eshte shpirti i demokracise !
Rrenja e saj eshte demosi= populli!
Shpirti i saj eshte pushteti sundimi i popullit !
Askush e asgje nuk e shpreh ate si Kushtetuta e nenes boterore te saj, SHBA-se qe ne hyrjen, kapakun e saj, qe ne shpirtin e zemren e saj :
Ne populli, Me popullin, Per Popullin !
Si u katandis zemra e saj nga Sali Berisha ne Shqiperi ?
Une Saliu Me Saliun per Saliun … dhe Banden e tij te Gangstereve politike dhe biologjike .
Shkurt e sakte: Salikraci !
Nese diktatura enveriste per 46 vjet ekzekutoi gjithsejt 3000 shqiptare, perfshi bashkepunetore te nazi- fashizmit, sic e kishte vendosur njezeri Konferenca e Jaltes Rusvelti- Stalin- Churchill, diversante e terroriste te Rankovicit dhe UDB-se gjakatare serbe, te Zervas- Venizellosit dhe Asfalise Greke etj.
Salikracia vrau e sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem pa gjyqe ne vetem 13 vjet te sundimit te saj .
Po aq ekzekutoi edhe Hitleri serb Sllobodan Milloshevic ne Kosove gjate nente vjet te sundimit te tij !
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se beme baba te te ngjaj !
Ne vendlindjen e tij, Tropoje vetem ne dy vjet 1998- 2000 u ekzekutuan 175 tropojane, ose mbi katerfishi i atyre te ekzekutuar per krime te renda per 46 vjet diktature pa maska !
Regjizor i kesaj kasaphane e ka emrin dhe vulen e Sali Berishes !
Nese diktatura komuniste shqiptare ishte e eger deri ne bárbari si sistem i ekstremizuar deri ne ate shkalle sa edhe babai i komunizmit boteror Josif Stalini e kritikoi hapur Enver Hoxhen per luften e eger te klasave, ashpersine ndaj feve, sidomos asaj katolike, kooperativizmin e detyruar te zanatcijve dhe sidomos te bujqesise e blegtorise si baza themelore e ekonomise shqiptare, per qendrimin e ashper nga Perendimit, sidomos SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne 1949 ne Moske, nuk ka asnje prove ose deshmi serioze kusarie, vjedhje masive, plackitje mbarekombetare si Salikracia 13 vjecare qe e zhberi mbi 13 here deri ne themel shtetin shqiptar me 25 miliarde euro te grabitura popullit shqiptar dhe Shqiperise!
Per 25 000= 250 000 leke te vjetra diktatura e Enver Hoxha ekzekutoi dy djem te rinj njeri shok i ngushte e krahu i djathte i djalit te tij Sokolit dhe nip i nje anetari te KQ te PPSH-se dhe muzikantin Gasper Curcia!
Te bijt biologjike dhe politike te Sali Berishes Xeni Medihoxha vrane 26, plagosen 500 dhe rrenuan nje fshat te tere Gerdeci…
Sali Berisha ekzekutoi fillimisht me fjale dhe pastaj me veprime prokuroret e hetuesit e kesaj baterdie, qe i dha titullin rekord te turpit boteror si Kapobanda i “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” nga Mbreti i gazetarise boterore The New York Times “ !
Nuk mjaftoi me kaq por si nje shtrige Vicidoli e quajti ate “ nje leter higienike cka nuk e ka bere as Hitleri e as Honekeri, as Fidel Kastro e as
Enveri !
Rruga e thepisur e Shqiperise ne gati 100 vjetet e fundit kaloi nga me Pashiq se Pashiqi e Ahmet Zogut, ne me Stalin se Stalini e Enver Hoxhes, ne me Enver se Enveri e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Bandes politike e biologjike qe vodhen 600 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit e Sali Berisha e “ndeshkoi ashper” duke e bere shef te diplomacise shqiptare, bashkekryetar te Atdheshitjes skandaloze te Otrantos, bashke kryekzekutor te 21 janarit 2011, kryebashkiak te Tiranes edhe me ndihmen e llereve te perveshura te ish- ambasadorit amerikan Arvizu e se fundi edhe kryetar de jure te Partise Demokratike te Shqiperise, lexo te Partise Bábalo- Banale te tij .
Sali Berishes iu raportua dhe dorezuan 84 video me afera korruptive e vjedhje 700 mije euro nje dore te Ilir Metes e krejt “ Bandes se tij te Kusareve” nga kumbara i marteses se tij politike me LSI-ne ne 2009 Dritan Prifti, krahu i djathte e zevendesi i Like Floririt, dhe ne vend te godiste banditet e tij e preu ne bese e kryqezoi ate, vetem e vetem per te ruajtur karriken e tij te sterpergjakur te pushtetit dhe antishtetit te sterkorruptuar… Ripergjaku bulevardin Deshmoret e Kombit edhe me gjakun e dlire te 4 protestuesve te pafajshem te 21 janarit!
Ne vend te ndeshkonte secilin kryekriminel te tij me ate vete ne krye, Saliqi i 14, kryeprokurori suprem dhe kryegjykatesi absolut Saleh Ramollah Berisha ndeshkoi me sharje prej rrugaci rrugash Vicidoli presidentin e Shqiperise Besmir Topin dhe kryeprokuroren Silvia Kontin- Ina Ramen…qe e la edhe pa pune nepermjet ushtarit te tij Shvejk Bujar Perishanit dhe KLD-se e duke graduar kryeprokuhorin Adriatik Palla, me diplome te falsifikuar ne vend te saj !
I ekzekutoi me fjale sic ekzekutoi me plumba kater protestuesit krejt te pafajshem te 21 Janarit !
Keto jane faktet kokeforta, deshmite e gjalla si per qoftelargun Enver HoXha edhe per kanibalin Sali Berisha!
Cila eshte pasoja e tmerrshme e kesaj politike !?
Pergjigjen e jep OSBE-ja me sondazhin e saj serioz per zgjedhjet parlamentsre ose lokale ne Shqiperi :
Nese do te ringjallej dhe te konkuronte ne zgjedhje ish- diktatori komunist Enver Hoxha ai dhe perkrahesit e tij do te ishin fituesit e tyre dhe vetem me tre deputetet e PDIU- se ai do te krijonte qeverine !
Nje kambane alarmi dhe nje grusht shpartallues per krejt politiken e sotme shqiptare !
Nje disfate e plote sa edhe e turpshme e saj !
Nje fatkeqesi shqiptare pasoje e kryfatkeqesise se saj kombetare me emrin Sali Berisha.
Cdo gje e prek me dore e rrenon e varrose!
Cdo gje e permend me goje e ngallose, e baltose, e nakatose !
Cila eshte zgjidhja, ilaci per ti dhene fund ketij xhironi pa fund rrenimi te Shqiperise !?
Fare e thjeshte per ta shkruar dhe teper e veshtire per ta zbatuar: destalinizimi, denverizimi i politikes shqiptare, i medias shqiptare, e mendesise dhe praktikes stalino- enveriste shqiptare !
Pa u zhdukur mendesia dhe praktika stalino- enveriste nga kreret e vendimarrjes politike dhe qeverisese shqiptare, asnjehere, kurre nuk do te kete demokraci ne Shqiperi!
Ajo fillon qe tek seksionet e celulat e partive politike e deri tek kryetari i Shtetit dhe kryeministri i Shqiperise !
Kur vendimarrja te kaloje ne duart e demosit, popullit atehere do vendoset demokracia ne Shqiperi !
Nuk kemi nevoje per “rruget e pashkelura” e as per “shtigjet e thepisura” stalino-enveriste…
Kemi autostraden e sprovuar dhe modelin me te suksesshem te Nenes Boterore te Demokracise!
Askush si Kushtetuta amerikane nuk i ka dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje jetike: Ne Populli Me popullin e per Popullin !
Rrot ngele o Alban Dega. Si se kuptove qe si lexon kush ato carcafet e tua?
Nje hale qe duhet mbyllur dera sepse ka qelbur,po qelb dhe vazhdon edhe me tej te qelbe Shqiperine ! Gojeprishuri qe nuk le askend pa e perbuzur ,por nje gje duhet te mbajme mend qe edhe kur te ndahet nga kjo jete , do te na lere dy metra litar jashte qe te fute ne telashe gjithe shqipetaret !!!
Pa u kthyer prona tek i zoti shqiperia do te vuaje ne breza padrejtesine. Shqiperia do te jete perhere e me e destabilizuar. Saliu dhe PD nuk jane parti e djathte. Pronaret e vegjel jo vetem qe nuk ju dha prona por zhduken edhe dokumentat nga arkivat. PD ja me ne krye sekretarin e pare te Ramiz Alise Saliun nga vicidoli shkaterruan cdo te ardhme te shqiperise.
Si ka mundesi qe ky eshte deputet dhe perdor termin “autik” per tallje?? Apo Albanistan thuaj, se ruan njeri…
Te jesh deputet dhe perdoresh termin “autik” per tallje …………dihet tashme c fare plerash ka ne parlament nga te dy anet . Nderkohe qe gjithe bota perpiqet te ngreje ndergjegjen dhe sherim per autismin keta te ndriturit tane e perdorin per ofendim.
Por ky gazetar , redaktor , gazete qe boton nje lajm te tille dhe nuk e kritikon perdorimin e ketij termi eshte 1000 here me keq dhe shembull pse ai vend nuk do behet me kurre .
Sa per akuzat qe i drejton Saliut deputeti ,me duhet te them se Saliu qe ne fillim te karieres politike i tille ka qene mejhane shpifjesh ,kriminel e gabohesh rende kur i thua qe humbe shancin qe te ishe hyre ne histori!Ai ka hyre ne historin e agjenteve qe pasi ka marr 1 mileon dollare nga fabrika per kontributin ne vdekjen e Hisniut e te Enverit ai eshte shpallur monument agjenturash e mbrohet nga fabrika qe e prodhoi!Ndaj ai kur nuk mud te behej figure historike !
Zoti Alket Hyseni,
Z. Sali Berisha, vetëm person autik nuk është. Autiku, qoftë “shoqëror”, qoftë “social”, qoftë “politik”, është krijesa më e dlirë, më e drejtë, më e sinqertë, më e pastër, më punëtore dhe më naive, kudo, në Shqipëri dhe në botë.
Turp të keni! Depudetë të Parlamentit Shqiptar, qysh nga viti 1991 e deri më sot, kur kanë dashur ta denigrojnë kundërshtarin përballë, kanë zgjedhur epitete nga kategoria shoqërore “Aftësi e Kufizuar”, si “handikapatë”, “handikapë”, “person me aftësi të kufizuar”, “autik” e të ngjashme. Edhe njëherë turp! Imoraliteti shoqëror dhe amoraliteti politik ka qenë dhe është për çdo “lëvdatë” në Parlamentin Shqiptar gjatë këtyre 28 vjetëve “Demokraci”, fatkeqësisht.
Përse ndodh kjo dukuri me segmentin më të brishtë të aftësisë së kufizuar në Shqipëri? Së pari, sepse ata janë të paaftë të mbrojnë të drejtat që u takojnë, ndonëse ka nga ata që nderojnë Shqipërinë me veprimtarinë e tyre, ndërkohë që jo pak nga ju e çnderoni, e dobësoni, e drobisni, e cënoni, e shfrytëzoni, e nëpërkëmbni Atdheun dhe Kombin. Së dyti, kjo ndodh nga që ky segment i është nënshtruar diskriminimit, margjinalizimit, nëpërkëmbjes, segrgacionit të hapur dhe të institucionalizuar nga shteti dhe pushteti shqiptar. Para të gjitha fushatave, për zgjedhjet parlamentare a vendore, politikanë të ndryshëm, të majtë dhe të djathtë, deri ministra, kryeministra dhe presidentë, premtimin e parë kanë ofruar miratimin e statusit të këtij segmenti nga të parët, pas Konstituimit të Parlamentit. Mirëpo, pas zgjedhjeve, as emrin nuk ia përmendin, por vetëm e ofendojnë, kur dalin publikisht e flasin për aftësinë e kufizuar.
Alket,
Unë, në familje, kam një vajzë që është autike. Megjithatë, nuk dua që të kërkoni ndjesë-falje publike. Jo, kërkoj nga ju që të merrni iniciativë ligjore qoftë edhe vetjakisht, ose të ngriheni para folëtores dhe t`i kërkoni Parlamentit Shqiptar të fusë në procedurë për miratim Projekt-ligjin “Për personat me aftësi të kufizuar mendore, fizike dhe sensore”, i cili ka kaluar në të gjitha ekspertizat e hallkat dhe janë lënë në sirtarë, për t`a ripërdorur në zgjedhjet e radhës, për të siguruar votat e radhës. Draftin në fjalë mund ta gjeni në çdo hallkë, por me siguri në zyrën e Gramoz Ruçit apo në arshivat e Kuvendit, Qeverisë a Ministrisë të Shëndetësisë e Çështjeve Sociale, të mbuluar nga pluhuri.