Inaugurohet diga më e lartë në botë... 335 metra

18 Nëntor 2018, 15:53Politika TEMA

Taxhikistani inauguroi të premten digën më të lartë të botës në Rogun, të kërkuar nga autoritetet e këtij vendi të varfër të Azisë qendrore pavarësisht problemeve ekonomike, ekologjike dhe gjeopolitike.

Një projekt i filluar në tetor 2016 me mbështetje të fortë nga presidenti Emomali Rakhmon, kantieri i digës së Rogunit nuk ka përfunduar, vetëm një nga gjashtë gjeneratorët u vu të premten në punë.

Projekti pritet të përfundojë për dhjetë vite dhe do të prodhojë 3 600 megavatë, ose ekuivalentin e tre reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së re që shet grupi rus “Rosatom” në rajon.

Për Taxhikistanin, që vuan nga një deficit i vazhduar i energjisë elektrike dhe ka ndërprerje të shpeshta të korrentit në verë, diga e Rgounit është jetësore, sikurse e ka theksuar shpesh herë edhe vetë presidenti Rakhmon.

Projekti që i është besuar kompanisë italiane “Salini Impregilo” për 3,9 miliardë dollarë, ndodhet në 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dushanbe dhe do të jetë 335 metra e lartë, më e lartë se sa diga kinezja “Jinping I”, më e larta e këtij lloji në botë.

5 komente në “Inaugurohet diga më e lartë në botë… 335 metra”

  1. Në s’arrijmë të inagurojm një teatër.

  2. Nga Fieri ne Vegas says:

    Kjo ne foto eshte Hoover dam ne Colorado river!

  3. alphade says:

    Ky “Nga Fieri ne Vegas” ! ja futni katundit,zoteri, kjo nuk eshte “Hoover Dam”,
    por diga “Rogun”………!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje