Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Berat në një takim me banorët e këtij qyteti.
Basha akuzoi sërish qeverinë, duke thënë se opozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë Vettingu i politikanëve.
Kreu i opozites iu rikthye sulmeve ndaj nderkombetareve, ndersa refuzoi edhe ftesen e tyre per rikthim ne parlament.
Basha u shpreh se “Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin Nuk ka për te patur zgjidhje politike pa pastruar politikën nga krimi”.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Beratit prezantoi platformën lidhur me atë që ai e quan çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.
“Gjeneza e të keqes është një kryeministër që vjen në pushtet me votat e blera dhe me mbështetjen e bandave kriminale.
Nuk i shkon mendja tek studentët, fermerët, sipërmarrja por e ka mendjen tek ekspozitat e luksit si ajo që po bën në Gjermani.
Është një ansambël politikanësh të lidhur me krimin, Taulant Balla, Vangjush Dako, etj. Flasin për rritje ekonomike kur në 4 vite janë larguar 500 mijë shqiptarë për shkak të mungesës së perspektivës. 1 në 6 qytetarë janë larguar, si mund të ketë rritje ekonomike, për të mbajtur në këmbë një regjim që nuk ka legjitimitet?
Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje e madhe për opozitën dhe Partinë Demokratike dhe sot kemi ardhur këtu në Berat për të shpalosur 3 elementët bazën”.
E para është se s’mund të ketë asnjë lloj kompromisi pa pastruar parlamentin nga kriminelet e lidhur me krimin. Përmes votës tuaj do ju ofrojmë shqiptarëve daljen nga kjo gjendje.
Nuk do këtë më në parlament me politikanë të lidhur me krimin. Zgjidhja është para jush. Nuk mund të ketë standarde të trefishta.
Pika e dytë trajtim preferencial për politikanët nuk do të ketë. Miratimi i amendamentit për pastrimin e politikanëve mafiozë dhe të lidhur me krimin. I pret burgu dhe largimi nga institucionet.
Nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa ndëshkimin e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.
Pika e tretë është platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë. Nuk do të ketë më pensionistë që do të vuajnë për pensione.
Kryedemokrati tha se sapo Partia Demorkatike të vijë në pushtet do të ulë çmimin e naftës, si dhe do të rikthejë çmimin e mëparshëm të energjisë elektrike.
Pa te futur ty brenda jo. E kane ber te qart europianet .. ti. saliu. likja me bucen. Brenda te gjithe juve. Se kujt i plasi ripi qe nuk hyn ti ne parlament!?
Kuvendi është për politikan. S’je i tillë.
Ndërkombëtatët të mos bëjnë sikur nuk e dinë se kush e ndërtoi Gërdecin kush vrau 4 veta në bulevard,kush vodhi 250 milion dollar në Rrugën e Kombit, kush vodhi me bllok në dorë dhe nuk u dënua,kush firmosi marrëveshjen e detit, kush dha tendera me gjyq ndërkombëtar dhe jo në shqipëri si psh Rapiscan, etj etj etj.
Pa u zbardhur vjedhja e 200 meleone eurove ne rrugen e kombit dhe vrasja e 4 demostruesve te pafajsh
Mos hyre ne parlament pa u filluar gjyqi per vjedhjen e 250 meleone eurove ne rrugen e kombit, gjyq qe e shmange me raport mjekesor. Po ashtu pa dhene llogari per vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem ne mes te bulevardit ne 21 janar. Mos hyr ne parlament se kur te vije momenti i llogarise do te te duhet te strehohesh ne ambasaden Hollandeze per te kerkuar azil politik. Por te jesh i bindur se nuk do te funksionoje. Te garantoj se parate e Shqiptareve te grabitura nga Alimuca dhe ato te hotelit ne Vlore dhurate nga piktori dikush do ti paguaje dhe me mire ti se sa femijet e tu.
Ore idiot! Por ti.per nderkombataret punon? Ti duhet ti sherbesh popullit Shqiptar qe ju ka zgjedhur dhe jo tekave te tua. Nuk e keni fajin juve por ajo pakice kriminele apo a.paditur qe prape voton per ju.
Bojkotimi duhet te kete nje qellim dhe jo vetem se do te permbysesh Ramen! Pyet veten njehere ne jeten tende nese Bojkotimi I sherben te mires per popullin e mjere are Shqiptar. Me siguri qe nuk i sherben popullit sepse edhe ne zhjedhje te reja ju nuk do e merrni dot pushtetin. Atehere perse e ben? Ta them perse dhe po nuk e pranon hajde ne SHBA se ta them vete ne sy? Ju mor hajdute dhe kriminele e beni vetem per te mos krijuar shtet te vertete democratic sepse ne shtet vertete demokratik ju nuk rrini dot ne politike por shkoni ne burg. Ti e ben edhe per ti sherbyer politkes ruse te percarjes dhe direkt apo indirekt armiqve te Shqiperise! Po sulmove SHBA NE dhe BE je per Ruset! Nuk ka rruge te mesme per ju! Po te them edhe nje here. Ne Shqiperi nuk vij dot pot po deshe hajde ne SHBA te ta shpjegoj me mire. Ka ardhur koha qe edhe shtypi ti thote gjerat ashtu sic jane me analyze qe populli jokriminel te mos u vije me nga prapa ketyre te future ne llume.