Bojkoti i opozitës, koha për t’i vënë një emër: Pse është edhe vjedhje…

18 Nëntor 2018, 13:40Politika TEMA

Opozita po aplikon një bojkot të radhës së parlamentit, edhe pse nuk a ka shpallur atë si të tillë me vendim politik. PD e LSI, javë më parë vendosën për marrëdhënie të kushtëzuara, një formulë evazive, gjë që në realitet po përkthehet si bojkot. Bojkot për çfarë? Por të zezat e qeverisjes apo për një sjellje të padenjë të mazhorancs kundrejt opozitës, çka e detyron këtë të fundit që të aplikojë kartën ekstreme të bojkotit? Kjo e dyta nuk ka ekzistuar, gjersa as vetë opozita nuk ka ngritur ndonjë ankesë a pretendim. E para është thjesht politikë. Për një opozitë në Shqipëri, i cilitdo krah qoftë ajo, qeverisja është gjithë të zeza. Por kjo nuk ka pse duhet të çojë në bojkot. Parlamenti e jo bojkoti, është dhe një prej udhëve për t’u ngjitur në pushtet, ku një opozitë shpalos cilësinë e saj politike.

Por nëse nuk funksionon kjo logjikë politike, atëherë u duhet bërë e qartë atyre që vendosin të aplikojnë bojkotin, se nëse ata vendosin gjithashtu që “të marrin rrogën pa shkuar në punë”, atëherë po bëjnë një vjedhje të hapur.

Vjedhja nuk është formë por  përmbajtje, pra thelb.

Dhe në thelb, gjersa një deputet e merr pagën edhe pse vendos të mos bëjë asnjë aktivitet parlamentar të detyrueshëm, kjo është thjesht vjedhje.

Një bojkot që nuk shoqërohet dhe nga heqja dorë prej pagës, i le një njollë të rëndë morale forcës politike që e aplikon dhe e bën çdo akuzë të saj apo çdo kredo, nul dhe të pavlerë. Ky ka qenë dhe vijon të jetë dhe aspekti më i ndyrë i çdo bojkoti, që nga viti ‘91, aplikuar në dy kahjet politike dhe pavarësisht motiveve, ku shfaqet e njëjta simptomë: kur rrezikohet paga, ka një kthim formal në parlament. Këtë pritet të bëjë këto ditë dhe opozita PS-LSI. Por çuditërisht, edhe pse mediatikisht potencohet ky fakt, po mediatikisht nuk ka asnjë lloj ngacmimi për këtë çmenduri që vijon prej 27 vitesh, që kur PD ndërrmori bojkotin e parë pas zgjedhjeve të 31 marsit ’91, kohë kur parlamenti drejtohej nga Adil Çarçani. Siç dje, edhe sot, gjuha e medias ndaj opozitës duhet të artikulojë vetëm një pyetje: përse nuk bojkotoni dhe pagat kur vendosi të bojkotoni parlamentin? Nëse nuk ezaurohet dhe qartësohet ky aspekt, bojkotuesit duhet të trajtohen si vjedhës potencialë, sepse thjesht e qartë: “marrin pagën pa bërë punën”.

Bojkoti do kishte vlerë vetëm nëse braktiset edhe paga.

Në mos u bëftë dhe pjesë e Rregullores së parlamentit një ditë, ajo që kush bojkoton, qoftë dhe një ditë të vetme, duhet t’i pritet paga, – gjë që duhet të ndodhë me patjetër për t’i vënë fre kësaj marrëzie – do mjaftonte vetëm aspekti moral, ajo pjesë sado e vogël e ndërgjegjes së pastër njerëzore, që deputeti mos të firmosë për një pagë e cila nuk i takon. Prej këtu buron morali politik, prej këtij akti. Nëse kjo nuk ndodh, më e pakta, bojkotuesi në kushte pushteti ka humbur çdo të drejtë për t’i kërkuar gjindjes që e udhëheq respektimin e detyrimeve fiskale. Sepse në kushte opozite, këtë të ardhur fiskale, pra taksat e publikut, ai i ka vjedhur. I ka vjedhur duke marrë pagën e përbërë nga këto taksa, me mosshkuarje në punë.

17 komente në “Bojkoti i opozitës, koha për t’i vënë një emër: Pse është edhe vjedhje…”

  1. Perkthyesi says:

    Urgjentisht duhet rishikuar ligji per mungesat e deputeteve ne parlament!! Kur nuk vete ne seancat e tij, do te thote se nuk ke vajtur ne pune, keshtu qe nuk duhesh paguar! Me thoni, sa kohe ka opozita qe nuk merr pjese ne seancat e tij? Megjithate, ne vazhdojme te kruajme xhepat qe ti paguajme keta sojserez! Deri kur keshtu?

  2. Ardi says:

    KA SHUME GABIME ORTOGRAFIKE DHE SINTAKSORE SHKRIMI. MOS E KA SHKROJTUR GRAMOZ RUÇI apo ALKET HYSENI?

  3. KontiMonteKrabes says:

    Urgjentisht Kuvendi te miratoje ndryshimin e rregullores me ligj ne Parlament, Kush nuk vjen ne pune (ne kuvend) nuk duhet te perfitoje pagen, kjo e barzon deputetin me gjithe punonjesit e tjere te administrates, te cilet po munguan nuk paguhen. Te gjithe duhet te jene te barbarte para ligjit. Pas kesaj do shikohet se si do rrine deputetet bytheqire dhe pordhace qe marin rrogen pa bere pune.

  4. ta says:

    ja the por kujt ja the?

  5. ta says:

    me vjen keq qe merrem me budallenj gazetare

  6. Vedat Shehu says:

    Kuvendi eshte mbledhja me e vyrtytshme qe perfaqson shkembimin e mendimeve dhe zgjidhjen me vote e gjakftotesi si nga pala qe fityon ne nje seance votimi edhe ajo qe humbet. Nese Kuvendi bojkotohet, eshte shprehje rrugacherije, antipopullore, prandaj eshte akt qe duhet te. Dalohet me kushtetute dhe jo me dite pune te prere.

  7. REZI says:

    Shumë e drejtë…të gjithë pyesin: ore po paguhen këta ndërsa s’punojnë? Kush lejon të refuzosh punën për të cilën të kanë zgjedhur? Ju kujtohet Jozefina? Ju priste rrogën, kështu i kërcënonte të paktën dhe ata ktheheshin. Por këta as punë s’bëjnë, as ligje s’miratojnë ose të bëjnë mocione si në c’do parlament demokratik, dhe paguhen? Kjo është për të vënë kujën. Vjedhin ata që paguhen pa punuar dhe ata që i paguajnë pa bërë një gram punë me paratë e taksapaguesve. Ej thirrini mëndjes dhe të paktën një herë vini arsyen para politikës. MENDONI PËR VËNDIN!

  8. ana says:

    Po si ka mundesi qe deri me tani deputetet mund te mos paraqiten ne detyre ( pa shkaqe objektive) dhe te paguhen? Kjo nuk ka bythe ku te rri.

    1. Troç says:

      Si qente keto deputete po ju nderpre rroga vine çdo dite ne parlament

  9. dhembeli says:

    jo vetem rrogen por edhe benefitet .

  10. dhembeli says:

    T’u pritet jo vetem rroga por edhe benefitet qe perfitojne, kur nuk paraqiten ne detyre.

  11. joel shkodra says:

    Problemi eshte se ligjet i bejne vete ata deputete dhe nuk do te jete dakord as e majta (prandaj kane lene 6 muaj) sepse neser, po te jete ne opozite, do ta bojkotoje kuvendin edhe ajo (e majta).

  12. bishti i qenit says:

    Llogjika e do qe ai qe nuk paraqitet ne pune=deputeti ne parlament nuk duhet te paguhet.Kjo vlen per te gjithe shtetet qe kane ne themel te tyre zbatimin e ligjit dhe te kushtetutes,sic ndodh ne te gjitha vendet e europes,se ciles duam ti ngjajme e te bashkohemi me te,por dhe ne vendet e tjera te botes,perfshi vendet e azise e te afrikes ne pergjithesi.E keqja eshte se shqiperia eshte nje shtet qe ndodhet ne nje planet tjeter,ne planetin e modelit BERISHOVICIAN,qe ndodhet diku ne bjeshket e nemuna ne Honolulu.Dhe ne kete shtet,i cili qe kur u krijua permori shtrember dhe ku o Mesias=Berishovici dhe banda e tij gangstere me pardesy te bardha e me bodecin e Rajersonit ne bythe deklaronte me zjarr e i skuqur ne fytyre e ne bythe luften kunder gjoja komunizmit si diktature (ideologji e praktike) se do banonte thjesht ne nje apartament,si gjithe te tjeret etj brockulla te cilat i besuan jo pak nga shqiptaret qe shpresonin ne nje shtet me prirje perendimore…Por,per fatkeqesine tone te madhe gjerat ndryshuan qe pas zgjedhjes se tij me forcen e pistoletave te Azem Hajdarit,Izet Haxhise etj etj dhe marrjes se pushtetit prej tyre.Ne kete shtet u instalua parimi berishian,i cili vazhdon edhe sot,pavaresisht se ai eshte formalisht ne opozite dhe pa post kryesues i cili thote ” LIGJI ESHTER PER TE TJERET,POR JO PER MUE DHE PER ATA QE ME SHERBEJNE DHE ME BINDEN MUE”.Pra,per ter mos u zgjatur,me demek lopozita duhet ti marre pagat dhe honoraret,pavarersisht se s’eshte paraqitur ne parlament,sepse ne te kundert,ata do bejne sakrificen sublime,pra do varin veten me litar,ne sheshin para parlamentit,me urdher e porosi te padrinos gangster nga shpellat e vicidolit,por,me perlashtim te tij,sepse ai ka mision nga vendi gjiton,Serbia,te beje cfare ka ne dore per te bllokuar perparimin e ketij vendi,ne te gjitha drejtimet dhe me cfaredo cmimi dhe kete populli shqiptar e ka provuar me shume se nje here.Kere e di dhe Gramoz Ruci,se sa per Edi Ramen as qe behet fjale ta dije e ti interesoje.Atij i intereson Balli Kombetar i Alizotit e ish kryekarit tradhetar Mit’hat Frasheri.Biles une propozoj qe tu jepet dhe bonus,qe te mos merzitet Berisha.Monika,Lyli etj etj.Shtet dhe parlament rruku duku!

  13. Beluli says:

    Cfare vjedhjeje eshte kjo? Po ku pyesin ata qe vrasin pa teklif njerezit ne bulevard per vjedhje?Vjedhja nga ata eshte e drejte e sanksionuar me kanunin berishian,eshte privilegj i fituar me “djerse” nga banda berishiane e te perhereshmit e tepsise Like-Monika dhe kete e dine mire si Berisha,(ku shkuan dhomat e mbushura me para te Vefes,Gjallices etj etj te cilat ne darke qene dinga dhe ne sabah u gjeten bosh,brenda nates,e di njeri,pervec atij,pa permendur per biznesin e lazaratit etj etj)ashtu dhe lyli (230 miljon mori i shkreti nga rruga e kombit),Monika-like (cfare jane 7 % nga biznesi i hidrocentraleve qe merrte e do merrte cifti i nderuar presidencial).Eshte gje per ta rroga qyl nga buxheti i parlamentit i cili del nga parate e kokepalareve (sipas like presidentit)shqiptare??Cfare thoni keshtu!Doni me per Belulin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje