Vettingu në politikë, Ulsi Manja flet pas takimit: "Venecia" taban i demokracisë, opozita inkoherente

19 Nëntor 2018, 14:02Politika TEMA

Ulsi Manja pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve në tryezë sa i takon propozimi të opozitës për Vettingun në politikë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se takimi ishte mjaft i frytshëm ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës.

“Një përfaqësi e grupit parlament të PS sot paradite pati një takim me delegacionin e Venecias për nisëm e opozitës për vettingun e politikës.

Në këndvështrimin tonë takimi ishte frytshëm. Ishte takim informues, sqarues me pyetje-përgjigje nga të dyja palët.

Ne shpresojmë dhe besojmë në kompetencën e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë.

Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracisë. Ne vazhdimisht jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin e Venecias. Ndërsa pak më parë pash që pati reagim nga opozita.

 Ata u shprehën se takimi me komisionin e Venecias ka qenë frytdhënës. Në fakt më bëri çudi se nuk di kujt t’i besoj, asaj që tha Spaho sot, apo asaj që tha dje Basha nga Berati;

‘Nuk e di se pse vjen Venecia’. Opozita vazhdon të jetë inkoherente sa herë që bëhet fjalë për Komisionin e Venecias. Ne vazhdojmë të besojmë se Venecia ngelet tabani i demokracisë”, tha Manja. (TemA)

1 komente në “Vettingu në politikë, Ulsi Manja flet pas takimit: “Venecia” taban i demokracisë, opozita inkoherente”

  1. Sara says:

    Venecia s’ka lidhje me “tabanin” o katnar me diplome

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje