Taulant Balla takim me qeverinë gjermane, ja tre çështjet që shtroi në tryezë

19 Nëntor 2018, 14:21Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i shoqeruar nga deputetët Ervin Bushat, Blerina Gjylameti, Zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe Zëvendësministri brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane.

Delegacioni zhvilloi paraditen e sotme takim me Joachim Pfeiffer, anëtarë i parlamentin gjerman në grupin e CDU/CSU. Gjatë fjalës së tij z. Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapregatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK.

Lufta ndaj krimit të organizuar ishte cështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit.

Shembull i qartë i kesaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Evropë.

Nga ana e tij deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja. Z. Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizimit dhe agrokulturës. Ai theksoi se prespektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Evropian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.

Në fund të takimit zoti Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.
Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agrokulturës, infrastruktures do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

2 komente në “Taulant Balla takim me qeverinë gjermane, ja tre çështjet që shtroi në tryezë”

  1. Laku says:

    TAULANT BALLA NGA LIBRAZHDI PERFAQSON SHQIPERINE NE GJERMANI.PU PU PU KU JEMI KATANDISUR.

  2. Kalec Dega says:

    Po:
    1. Berzhdica e Librazhdit
    2. Tojoten Jaris
    3. Koka tenxhere me fasule

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje