Nga Skënder Minxhozi
Tashmë Sandër Lleshaj e ka hequr nga kartvizitat që u përgatit të bënte, parashtesën e bezdisshme “zv”. Është ministër i brendshëm i Shqipërisë. Janë dashur dy javë presidenciale, që kreu i shtetit dhe kryeministri të zgjidhin një përplasje, e cila fillimisht qe politike, e më pas, siç ka ndodhur qindra herë në republikën tonë folklorike, krijoi edhe pasoja procedurale e ligjore.
Dy nga tre institucionet më të larta të shtetit u ngatërruan për ditë tëra në një lëmsh i cili, siç treguan shtatë ditët e fundit të “refleksionit” të Ilir Metës, as që duhet të ishte krijuar. Hera e dytë e dekretit Lleshaj, na tregoi se hera e parë nuk duhet të kishte egzistuar! Dhe kjo amulli procedurash u krijua më së shumti nga institucioni i Presidentit të Republikës. Ai institucion që kishte topin në fushën e tij, një top të hedhur në mënyrë jo të rregullt nga kryeministri (për shkak se Lleshi ishte ushtarak), por që gjithsesi ai, pra kreu i shtetit, duhet ta zgjidhte, siç veproi herën e dytë. Duke kryer verifikimin më të thjeshtë në botë: ishte apo jo ushtarak Sandër Lleshi?!
Megjithatë le ta nisim nga kreu i sherrit. Propozimi i Edi Ramës për të çuar një ushtarak, si propozim për një post civil, shënon të parin mësim që mund të nxirret nga kriza dyjavore e ministrit të brendshëm. Fakti që Sandër Lleshi bëri kërkesën formale që të çdekretohet nga Presidenti si gjeneral brigade, tregon se kjo rrethanë ka qenë reale dhe si e tillë, ka qenë edhe penguese për emërimin e tij si ministër i brendshëm. Kjo pakujdësi e shpërfillje e Ramës, shoqëruar me faktin që kandidati Lleshaj refuzoi fillimisht të takohej me shefin e tij të drejtpërdrejtë ushtarak, njëherësh kryetar i shtetit, ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rëndimin e situatës delikate që rrethonte dekretin e ministrit të brendshëm.
Së dyti, e këtu procedurat nisin të përzihen me politikën, Presidenti Meta është njëherësh Komandant i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai e di fort mirë listën e shkurtër (një grusht burrash janë) të gjeneralëve aktualë të ushtrisë shqiptare. E ka pasur pra mundësinë, qysh herën e parë, që të qartësojë pengesën ose jo të Sandër Lleshit për t’u emëruar ministër. S’ka pasur fare nevojë për prezencën e kandidatit në zyrën e tij dhe as për sqarimet verbale të tij. Mjaftonte t’i kërkonte këshilltarit të vet ushtarak listën e gjeneralëve të ushtrisë shqiptare. Meta ka dashur ta maisë politikisht çeshtjen e dekretit Lleshi, sepse i duhej një përplasje publike me maxhorancën. Këtu ai është sjellë si politikan i njëanshëm, e jo si përfaqesuesi i unitetit të kombit.
Së treti, rasti Lleshi ka krijuar një precedent i cili u fshi vetëm pjesërisht nga emërimi i personit në fjalë në postin e ministrit të brendshëm. Madje edhe mënyra sesi u zgjidh le shijen e hidhur të “spërdredhjes kushtetuese”, më shumë sesa të zgjidhjes kushtetuese. Përplasja Meta-Rama solli me vete precedentin e rrezikshëm të përzierjes së pushteteve, me kreun e shtetit që fut duart në listën e anëtarëve të pushtetit ekzekutiv. Një sjellje e cila, duke parë sesa lehtë e kanë trajtuar të dyja institucionet rastin në fjalë, vështirë se po merret me seriozitetin që i takon në katet më të larta të shtetit shqiptar.
Dekreti Lleshi është një faqe e errët e ushtrimit të ligjit dhe Kushtetutës nga ata që duhet të jenë gardianët e tij. Fakti që presidenti i lejoi vetes të rrëzojë me “bindje”, e jo duke zbatuar Kushtetutën, një anëtar qeverie, për ta dekretuar një javë më pas me lehtësinë më të madhe, na ka futur në një hulli të rrezikshme për të ardhmen. Kur institucionet e larta të shtetit lenë gjurmë flagrante për shkeljen e ligjit, imagjinoni se çfarë ndodh poshtë, në shoqërinë shqiptare. Aty ku një zyrtar vjedh fondet publike, apo një shitës dyqani evadon taksat.
ne shqiperi rralle flitet e diskutohet per sistemin bankar,e cudicme as nga media si duket jane bankat parate qe komandojne gjithecka,prandaj dhe shoqeria eshte ne krize morale politike ,ekonomike etj se paraja nga nje istrument rregullues eshte kethyer ne nje arme atomike kercenuese per shoqerine se eshte ne duart e prone e nje pakice,e cila ben presion cdo dite ndaj kujdo me njemije e nje menyra .prandaj kontrolli i saj publik behet shume shume e rendesishme bile themelore nqs se duam nje shoqeri te drejte ,njerezore.vellazerore solidare,bashkevepruese pa shperndarje te drejte te prodhimit te mirave materiale, edukative e te lekut etj smund te flitet per demokraci eshte thjesht nje fasande e propogande boshe ne interes te nje grupi njerezish pa ideal pa dinjitet e moral ,per mua ceshtja e emerimit te nje ministri eshte ne plan te dyte perballe padrejtesise sociale.presidenti thjesht ben perpjekje te ruaj pushtetin e grupit te tij e mbi te cjitha parate e tyre
Mesimi i pare me i hidhur eshte se as ti gazetari i mire Minxhozi nuk ke informacionin e duhur per te trajtuar kete TURP te permasave boterore!
Lleshi ne 2013 ka dale ne rezeve nga Nishani,pra nuk ka qene aktiv,sic pretendon ti apo edhe Meta!
Te jesh ushtarak ne rezerve do te thotre shqip se je rezervist e jo aktiv!
Lleshi eshte aq ushtarak aktiv sa je edhe ti.
Ushtaraket aktive jane ata qe sherbejne cdo dite ne ushtri me nje funksion tre caktuar ne organiken e ministrise,jane ne liste pagesat mujore,shkojne cdo dite ne pune ne ushtri,paguajne sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe vishen me uniforme ushtarake!
Ne se Lleshi do kishte qofte edhe njeren nga keto qe permenda do te quhej aktiv,por ai nuk punonte ne ushtri por ne kryeministri si civil!
Vetem regjizori dhe skenaristi i Portokallise mund ta xhironte kete version te ri te kohes filmin artistik “Koncert ne vitin 1936!
Turp i madh per presidentin Meta dhe ju te tjeret qe mashtroni opinionin se Meta kishte te drejte!
Dekreti i Metes qe nxirrte ne lirim Lleshin eshte kopje e dekretit te Nishanit qe e nxirrte ne rezerve!
Pra Lleshi me Lleshin presidenca thyen rekordin Guinnes,qe nje gjeneral e dekreton dy here pas 5 vitesh per te njejtin motivacion:largimin nga ushtria!
Ke harru o mik qe lleshi ka ber vet kerkese qe te shkarkohet si gjeneral.a i ke pa lajmet kto dit apo ke qene te protesta astirit
Kjo ishte artifica që duhej për të zgjidhur krizën e sajuar. Duhej ruajtur fytyra e Metës, duke qenë nën presion kushtetues e ndërkombëtar, problemi ndërlikohej. Meta ose duhej të mos tërhiqej, pra të mos e dekretonte Lleshajn, dhe atëhere duhej të jepte dorëheqjen, ose në të kundërtën parlamenti duhet të fillonte procedurat e parashikuara për shkarkimin e tij, pamvarësisht se nuk ishin 93 vota për ta shkarkuar. Por nga ky akt, i paprecedentë në politikën shqiptare, sigurisht që do ta rrëzonte Metën politikisht, por edhe kriza do maisesh. Ndaj u gjet kjo zgjidhje: Edhe ishte, edhe s’ishte Lleshaj gjeneral. Po kjo nuk përbënte problem, se zgjidhej siç u zgjidh, tak-fak, brenda ditës (në zgrip të afatit) me ca shkresa Presidencë, Ministri e Mbrojtjes dhe heqja dorë e Lleshajt nga grada gjeneral. Pak komike kjo, por rëndësi ka që kriza u zgjidh dhe të gjithë fituan nga pak.
O Lani!
Qene budall or taj!
E boni kerkesen se nuk merrte vesh ndryshe ai miku,se e kuptoi qe e dhjeu!
Mos fut hundet kur mban ne kurriz samarin!
Everest, duhet verifikuar nese Lleshi e merrte edhe rrogen e gjeneralit apo jo. Me sa duket e merrte, meqe u detyrua presidenti ta çdekretonte si gjeneral. Lleshi e ka fituar gjyqin me Nishanin dhe ka marre te gjitha pagat e prapambetura dhe, me sa duket, vazhdonte te merrte pagen si gjeneral. Ndryshe, po te mos ishte gjeneral, do te kishte protestuar ai vete dhe kryeministri Rama kunder Metes. Por e pranuan.
joel shkodra!
Se pari keto verifikime dhe pergjegjesite i mban kryeministri,ndersa presidenti ben thjesht detyren protokollare formale!
Ne fund eshte Kuvendi ai qe vendos!
Lleshi nuk i ka marre pagat e 5 vjeteve se ceshtja eshte ne Apel e pastaj ne Gjykaten e Larte!
Pagen si gjeneral nuk e ka marre sepse ai eshte nxjerre ne rezerve qe ne 2013!
Eshte njelloj si te thuash qe edhe i vdekuri merr rroge!
Sa per protesten Lleshi nuk eshte banor i Astirit dhe protesta e tij quhet arsyetimi i kryeministrit!
Per te mos i dhene zhurme opinionit pranuan te bejne te gjitha leshimet qe Meta te ulte hunden!
Ne kohen e Nishanit,u shkarkuan nga detyra disa gjeneral,per te graduar disa partiak te tjere !
Ne kohen e Metes,dorheqja nga grada e gjeneralit,u be ne mesi te dites,per sfide !
Presidente duhet te respektojne ata pak gjeneral te merituar ,se gjeneral partiak,mund te pranoj te vishet dhe N.Nona !
I nderuari Minxhozi!
Edhe ti ke gabuar rende ne arsyetimin e faktreve qe jep duke treguar se ti njelloj si presidenti dhe sahanlepiresit e tjere jo vetem nuk njohin Kushtetuten,ligjet,por edhe rregulloret e ushtrise!
Kete shkrim nuk do ta beje ne se sado pak do dije keto qe po te shkruaj une,si ish ushtarak madhor:
-Ti vendos ne qender te shkrimit tend se kjo rrumpalle presidenciale u be vetem se Rama propozoi per minister nje ushtarak AKTIV!
-Ti edhe te tjeret gabojne per turp.
Ne vitin 2013 Nishani e nxorri ne REZERVE Ll;eshin,pra qe atehere ai nuk ka qene me gjeneral AKTIV,por ne REZERVE ashtu sic jam edhe une kolonel ne rezerve!
Ne se Lleshi do te ishte AKTIV atehere ai nuk do punonte keshilltar i Rames ne kryeministri dhe do ishte paguar dy here ne shtet.
Justifikimi i Metres se Lleshi ishte gjeneral AKTIV eshte sa i djallezuar aq edhe SKANDAL,ndersa per ty eshte mungese informacioni por edhe pak injorance!
-Fakti qe vete Lleshi kerkoi te cdekretohej nga gjeneral,bile edhe te hiqte dore nga perfitimet gjyqesore nuk tregon realitretin,por kjo u be vetem qe Metres t’i hiqej cdo justifikim FORMAL!
Edhe ky eshte SKANDAL me vete!
Per mua e gjithe sa ndodhi tregon se ne krye te shtetit kemi vetem KOMEDIANE qe jo vetem nuk jane te afte juridikisht apo financiarisht,por edhe keshilltaret te tille i kane!
Ky ishtew nje TURP qe edhe Osman Gazepi do tallej!
MINXHOZIN E njoh per gazetar me kulture .Sot me kete artikull me ka lene nje shije te keqe.Cdo te thote ….e cdreketoi si gjeneralbrigate…D.M.TH LLeshaj nuk eshte me gjeneral brigate….Nuk e besoj.Lleshaj ka qene dhe do te jete gjeneral brigate deri sa nuk ka nje dekret per degradimin e tij .A eshte aktiv apo ne rezerve,kjo rshte nje ceshtje tjeter.Sepse NISHANI ,qe dicka i kujtohet nga kariera ushtarake, nuk e ka degraduar ,por e ka nxjerre ne lirim she shkarkuar si zv.shef i shtabit.Perderi sa Lleshaj ishte akoma ne proces gjyqi me MM,vendimi i gjykates per kthimin ne ushtarak aktiv akoma nuk ishte i vlefeshem .Nderkohe e drejta e ridhenies se pages se mbajtur eshte nje proces civil qe nuk lidhet me qenien apo jo aktiv .Pra Lleshaj ishte gjeneral ne rezerve dhe asnje ligj nuk e pengonte te ishte minister.Por duket e perseriten edhe njehere ..nxjerrjen ne rezerve..per te justifikuar veprimin e cuditeshem te presidentit.Realisht Lleshaj edhe sot eshte gjeneral ,por ne rezerve,nderkohe qe eshte minister.
Vetem ‘perplasje politike’ nuk mund te ishte kjo!
Feniks, a je i sigurt se Lleshi nuk merrte edhe rrogen e gjeneralit? Po te mos ishte gjeneral, turpi i mbetet Lleshit dhe Rames qe pranuan çdekretimin si gjeneral.
Per joel shkodren!
E gjitha kjo ishte nje skandal i pa pare qe verteton pa aftesine juridike dhe ushtarake te ketyre personave te perfshire ne te!
Si mund ta kete marre rrogen Lleshi si ushtarak kur ai nuk sherbente me ne ushtri?
Ne se Meta do kishte dyshime mund ta sqaronte situaten brenda 30 sekondave ,por ai nuk asnje argument Kushtetues pervec se nuk kam krijuar bindjen time!
Kush je ti more,ndonje bajraktar?
pse jo me thjesht, ishte tumnaja e rradhes. te kete populli me ca te merret dy jave, perfshire edheju gazetaret. pushteti vazhdon te tijen. kushedi cfare tenderi eshte I rradhes. doktori ne kohe te tij arriti deri te centrali atomik per te bere tym. te pakten ti si gazetar kredibel mos bej sikur nuk e kupton.
Meta-j,dmth like floriri allios mjeshtri i 7 %shit,allios me demek pordha e Monikes presidenti, eshte nje i djallezuar dhe i korruptuar dhe per kete ka dhene prova te forta e te pakundershtueshme.Parrulla e tij “me qetesi e dashuri” tregon per ftohtesine e tij llogjike dhe per dinakerine e tij “dipllomatike” qe ne shqip i themi shkurt rrufjan dhe meqe eshte dhe me demek politikan dhe mburret se ka pervoje sepse eshte gjendur ne monentin e duhur ne vendin e duhur( dhe jo pa bere djallezite e tij te shumta) ka arritur te zgjiddhet dhe kryeminister ,dhe zevendeskryeminister dhe kryetar i kuvendit dhe tani president (i Saliiut e bandes se sij gangstere dhe i lukunise se tepsise se leshelise se Munes).Ai e di shume mire se titulli Gjeneral i Lleshajt eshte formal.Eshte si psh te themi per cdo oficer te ushtrise qe ka qene dikur Aktiv me detyren gjeneral,Marshall( por jo si Marshalli i PD-se Berishovic me duart e tij te ndyra e te gjakosura),Kolonel,Toger (si puna e Lulit tavarish),kapter (si Nishani pa nishan e si gjithe mosketjeret e Pd-se e te Leshelise (TitVasil-Bufi etj etj).Pra ai e ka te qarte dallimin midis oficerit aktiv dhe atij ne rezerve,i cili i bashkangjithet personit ne fjale edhe kur eshte liruar si puna e Lleshit dhe shoket e miqte e therrasin ne menyre nderuese “Zoti apo shoku Gjeneral”.Por si i djallezuar qe eshte,pasi ka gjithe infrormacionet e duhura (zyrtare e jo zyrtare) kerkonte sebep te perplaset me Ramen dhe te beje pazare me te,pasi Lleshi refuzoi te shkonte tek Meta-j,kur ky e thirri (dmth, e thirri te beje ndonje marreveshje a kompromis me te,se s’kishte pse e therriste) .Ky kokelopa,ne rastin e Gjhunkshit,si kryetar parlamenti votoi ne parlament per tu bere ai minister i brendshem,duke qene akoma ne detyre Gjunkshi dhe nuk u ngrit te thoshte,te cdekretohet nje here ,pastaj e votojme.Kryetar parlamenti ishte apo jo?.Dhe jo vetem kaq.Dihet te gjithe ministrat qe zgjidhen ne qeverri,zgjidhen nje here,votohen me pare ne parlament e pastaj hiqen nga detyra e mepareshme,sepse po te hiqen me pare ng DETYRA,C’BEHET ME PAS SIKUR TE MOS MIRATOHEN NE DETYREN E RE? PO VITORE TUSHA NUK ESHTE GJYKATESE DHE ESHTE PROPOZUAR PER KLSH-NE?PSE KY KOKELOPA NUK THOTE TE SHKARKOHET NJE HERE PASTAJ TE PROPOZOHET PER ATJE???Pra,keto jane manovrat e djallezuara te pazarxhiut te djallezuar te me demek presidentit te leshelise ,te Rames e te Salih bajraktarit kriminel se bashku me Lylushken!