Astrit Patozi ka reaguar permes nje postimi ndaj disa mesazheve ngushelluese pr Sokol Olldashin. Duket se ne qender te postimit eshte mesazhi hipokrit i Lulzim Bashes.
Ja se cfare shkruan:
Janë ca njerëz në këtë botë…
Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.
Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë tek varri. Madje duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë…