Flet Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë: Që nga gruaja e Haxhi Lleshit, Haxhirja; deri edhe te Nexhmije Hoxha, erdhën në Paris për t’u vizituar nga mjekët francezë. Madje djalit të Mehmet Shehut, ata i vunë dhe ligamente lepuri.
Gruaja e ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, Nexhmija, ka shkuar për vizitë mjekësore në Paris. Sikundër, edhe shumë personalitete të larta të sistemit të asaj kohe. Këtë e pohon për “Albanian Free Press”, në një rrëfim të posaçëm, ish-zbuluesi politik i Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi. Duke dhënë detaje edhe të tjera mbi vizitat që ata kryenin në Paris, të tilla si fotot që bënin, apo edhe dyqanet ku shkonin të bënin blerjet. Mes të tjerash, edhe një episod mbi një vizitë në shtëpinë e Enver Hoxhës, ku Hasan Luçi, nuk mundi ta takonte dot, siç i ndodhi në vitin 1960 kur e takoi me rastin e pritjes së Moris Torezin në Pallatin e Brigadave…
Intervistoi Albert Zholi
Kur ka ardhur në Paris për vizitë mjekësore Haxhire Lleshi, gruaja e Haxhi Lleshit?
Po. Në vitin 1964 erdhi për vizitë mjekësore Haxhire Lleshi, gruaja e Haxhi Lleshit, me djalin e saj Agimin, i cili qe sëmurë. E pritëm në aeroportin e Orlis. Që në fillim, më thanë se Agimi qe shumë i lëvizur e i përkëdhelur. Kur po zbritnim shkallët elektrike, ai ia dha një kënge dhe vrapoi, por u rrëzua dhe u gërvisht pak. Kështu që e patëm pisk me të. Por nuk qëndrova shumë me ta se shkova në atdhe me shërbim dhe zonjën Haxhire e lashë me dëshirën time në shtëpinë ku banoja, se edhe gruaja ime me fëmijët ishte në Tiranë, pasi i ndërroi jetë i ati. Ajo qëndroi si zonjë shtëpie. Kur u ktheva me gruan, jo vetëm që nuk gjetëm asnjë dëmtim, por ajo edhe e kishte pastruar.
Për aq pak sa e njoha ruaj kujtime të mira për të dhe u hidhërova kur mora vesh se Haxhiu e ndau, siç dihet. Kur u ktheva në atdhe, Haxhiu nuk më ftoi as për kafe, se ishim bërë edhe krushq, vajzën e tij Zanën e ka për grua dr. Vladimir Luçi.
Nga kjo, njoh edhe motrat e saj. Kurse në vitin 1989, djali i dajës së tij, Fahri Bakllava, krushku im, më mori dhe vajtëm për vizitë te Haxhiu se Fahriu kishte një hall. Haxhiu na priti mirë, por Fahriut i tha se nuk e ndihmonte dot, megjithëse për atë ishte një gjë e lehtë fare. Fahriu më tha se e dinte se nuk do ta ndihmonte, pasi ai nuk i ndihmonte njerëzit e tij, megjithëse ata shkrinë pasurinë e tyre gjatë LANÇ-it, duke ia vënë në dorë Haxhiut. “Bëra gabim që prisha fjalën, – shtoi ai, – dhe tani e mbyll çdo takim, qoftë edhe për vdekje”.
Në një bisedë tjetër më tha se Haxhiu nuk e ndihmoi për të shpallur dëshmor as vëllain e Fahriut, që ishte dhe vdiq si debatikas në Tiranë. Fahriu ndjente vërtet hidhërim për këtë qëndrim të Haxhiut dhe tregonte gjëra të vërteta, se qe njeri shumë i drejtë, nuk gënjente, nuk ngjante me dibranët, siç thuhet për ta: dibran, pa din e pa iman, merr e mos jep nuse te dibranët!
Po Manush Myftiu kur erdhi në Paris dhe përse?
Në vitin 1964, ai erdhi për vizitë mjekësore për sytë. E takoja për herë të parë. Më pyeti nga isha dhe më foli mirë për fisin tim që i njihte direkt, si Mustafain, Shahon, baban tim Boçon, etj. Më bëri përshtypje përpëlitja e syve dhe nervozizmi i tij. Më tepër, më befasoi zakoni i tij për të folur me thumba e nënkuptime, një lab tipik me humor dhe qesëndisje. Për këto arsye flisnim sa më pak me të kur e shoqëronim, bile edhe kur na pyeste, megjithëse dukej se nuk donte muhabete, siç jemi prerë ne. Njëherë, vura re se shoqëruesi i tij nuk po bënte banjë, ndihej era e tij kur rrinim me të, apo shkonim në shoqërim me veturë.
Ky shoqërues qe një ish-eprori im, R.K. në Tiranë dhe mora guximin t’i them se duhej të vinte tek unë në shtëpi të bënte banjë, se në apartamentin ku banonin kishte vetëm një banjë, ku lahej edhe Manushi. Ai nuk i vuri rëndësi dhe tha se ka kohë. Por nuk vonoi dhe më thirri Manushi, i cili më tha: “Thuaj atij derrit të lahet!”, aq e kishte mërzitur. Vajta i thashë, por nuk ia përmenda fjalën e bukur. Kur dolëm të nesërmen, i thashë, si në vesh: “në rregull ajo puna”. Ai përpëliti sytë i ngrysur e tha: “Si nuk e kupton ai kaq gjë?!”.
Vite të tëra nuk e takova, por në 1985-tën i bëra një letër, pasi ai mbulonte arsimin si zv/kryeministër se vajzës sime, Rozetës me nota të mira nuk iu dha e drejta e studimit në universitet. Ai nuk m’u përgjigj. Takova edhe sekretaren e tij bukuroshen Leila Karalliu, që e njihja si ish-nxënëse në gjimnaz në Gjirokastër, ndërsa burri i saj punonte në aeroport në Rinas, ku punonte edhe gruaja ime në doganë. Asaj ia shtrova kërkesën time, nëse mund të më ndihmonte. Pas ca kohësh, zyra e ankesave, e firmosur nga kryetari Lisenko Moçka më ftoi të veja në zyrë që priste nga ora 10:00-15:00. Vajta me letër thirrjen në dorë, por pas ndonjë ore më priti kryetari, i cili më tha thatë se kërkesa ime nuk plotësohej për mangësi vendesh në degët që kërkonte vajza.
U largova i menduar, se kujtova se do të më priste vetë Manushi. Një ditë e takova Leilan në bulevard, por as ajo s’më tha gjë. E pyeta nëse e kishte parë letrën time. Ajo i ra drejt, “po”, por nuk e plotësonte dot kërkesën time. Kur s’e plotësonte dot ajo kërkesën për një nxënëse realisht me nota të mira dhe fëmijë i dytë, siç ishte rregulli, “vaj halli për të tjerët, që i merrnin bursat dhe ngelën pa i marrë provimet, fola unë me ca inat”. Ajo uli kokën, por e qetësova se s’qe ajo aspak fajtore. Ne nuk e prishëm miqësinë për këtë çështje.
Njëherë, vura re se Manushi e Nefua shëtisnin në mbrëmje para Kryeministrisë, kur kthehesha në shtëpi. U ndodha afër tyre dhe i përshëndeta pa qëndruar. Pasi kalova ca hapa, më thirri Nefua në emër. U ktheva e më tha: “nuk të njohu dhe më pyeti Manushi kush ësht”ë. U përshëndetëm thjesht dhe u ndamë pa e zënë në gojë çështjen e së drejtës së studimit. Vajzës ia nxora të drejtën me korrespondencë në histori-gjeografi në Shkodër, ku edhe e mbaroi. Me Nefon njihesha mirë kur ishte në Paris për vizitë në vitet ’70.
Për mjekim në Paris ka ardhur edhe Nexhmije Hoxha, apo jo?
Po. Së bashku me disa gra të personelit të selisë, edhe unë me gruan e djalin 3 vjeç, vajtëm për vizitën e mirëseardhjes. Asaj i pëlqeu djali ynë i veshur bukur, e përkëdheli pak dhe kur pa gruan time shtatzënë, e uroi për gocë dhe vërtet gocë lindi. Unë e takoja për herë të parë. Gjatë shëtitjeve nëpër Paris dolëm edhe në fotografi. Një ditë, Myslim Sinoimeri, sekretar i parë dhe gjirokastrit, më dha filmin dhe më porositi ta çoja në një vend tjetër për ta larë dhe jo atje ku unë isha klient, se bëja shpesh fotografi me aparatin “Fed 502” sovjetik.
E kundërshtova, por ai më tha se kështu kishin vendosur se atje ku i çoja unë, e dinin se isha diplomat dhe kësaj radhe ata nuk duhej të bënin lidhjen e fotografive me ambasadën tonë. U çudita ca me këtë arsyetim. Dreqi e solli që kur vajta t’i merrja fotografitë, filmi qe larë keq dhe fotot dilnin të shpifura dhe kështu ua çova. Ata u bënë xhind me mua dhe jo me veten e tyre, siç urdhëruan, se filmin s’e lava unë dhe raste të tilla ndodhin.
U mbajta mëri, sidomos Myslimit që qe dhe përgjegjësi kryesor. Nexhmia më qëndroi shumë ftohtë, më quante fajtor. Me të u takova sërish në vitin 1976 në Tiranë. Meqenëse djemtë e nuset e saj i kisha shoqëruar dhe kishin qenë tek unë për dreka e darka në Paris, meqë isha me pushime me gruan, ajo më thirri së bashku me Dashamir Hoxhën, shoferin e gruan e tij, për të na qerasur në vilën e tyre në bllok. Në shtëpi na priti Iliri me Teutën dhe brenda gjetëm Nexhmijen. Na qerasën thjesht, siç qe zakoni në Bllok: reçel arre, lëng frutash dhe kafe. Pritëm, siç na thanë, të vinte Enveri, se ai qe në katin lart, por ai nuk erdhi as njoftoi. “Siç duket është i zënë me punë”, – tha Nexhmia.
Kështu që u dogj edhe ky rast për ta takuar direkt, nga viti 1960 kur e takova kur priti Moris Torezin në pallatin e Brigadave. U ngritëm e ikëm. Kjo ishte qerasja e parë dhe e fundit në familjen Hoxha, babë e djem, megjithëse Iliri e Sokoli me nuset qenë sa herë tek ne në Paris. Edhe një herë që erdhën për Vit të Ri në shtëpi në Tiranë nuk na gjetën se nuk na njoftuan t’i prisnim, ndërsa ne kishim dalë për vizita, siç qe atëherë tradita. Kështu vetëm përshëndeteshim me raste në rrugë.
Si u operua në Paris djali i Mehmet Shehut, Vladimiri?
Në vitin 1966, erdhi në Paris Vladimir Shehu dhe u shtruam së bashku në një klinikë private parisiane në lagjen 16, ku u operua nga krahu, se i qenë zgjeruar legamentet. Mjekët e operuan dhe i vunë ligamente lepuri, të cilat mesa di unë, dhanë rezultate. Ajo që dua të theksoj është fakti se ai i ngjante shumë të atit, Mehmetit. Qe i rëndë e mendjemadh në dukje, nuk qeshte lehtë, nuk ishte njeri i muhabetit, as bënte shaka lirisht. Kohën më të madhe e kalonte duke lexuar dhe folëm pak, megjithëse përpiqesha të çlirohej nga ajo lloj memecërie.
Me të kalova mirë në spital e jashtë tij, duke e shoqëruar për të parë Parisin e rrethinat e tij, monumentet kryesore. Kur u ktheva në Tiranë, përshëndeteshim tek hotel “Dajti” dhe njëherë më qerasi me kafe, që do të thoshte mirënjohje e tij, përsa e kisha ndihmuar. Sigurisht, një njeri ambicioz si ai në jetë e në shkencë, krenar i mbyllur, si i ati, arriti të bënte vetëvrasje pas tragjedisë familjare, unë e kuptoj më mirë se kushdo. Po në Paris njoha edhe gruan e tij Shpresa, e cila qe krejt e kundërta si karakter, vajzë e bukur, rrumbullake, e gjallë, e qeshur.
Ajde zbulues leshi.Mazhordom po zbulues jo.Fashatar nga Kuci qe i jane fiksuar ne memorje budallalleqet e disa personave te degraduar.Me keq sikur.ti kete mbajtur shenim keto idjotesi.Zbuluesit te vertete nuk do ti dilte koha te merte fryme.Jo ti mbante uturakun cdo personi qe vinte nga.Tirana.Mashtrues pa prsonalitet.
Ore Asan, po çfare zbuloje a derezi shuren e Nexhmijes per analiza? Sa hatermbetje mes shokesh komuniste, po Leilane mo pse e quan bukuroshe, ajo ishte edhe shume inteligjente! Eh ore Asan, keq ta paskan bere, paske qene i pakenaqur nga regjimi, nga fshatrat e Laberise, i ike kazmes dhe deleve e vajte ne Paris, dijua per nder shokeve more e mos fol keq per glikone e arave te Nexhmijes se t’i nxorem te palarat, vjedhjet qe beje dhe spiunimet e shokeve te tu. Qerrata burre.
O Drejtoria. II o Legena burra ti me gjithe kete Parileshin e vogel qe ka prit e percjell Maskarejte e Komunizmit qe ju shofte Rraca. Ju uroj nga zemra qe edhe ju per 50 vjet te rroni se bashku me femijet sikurse ne ne kohen e Enverit.
Po pse komentoni si dele ore kopuka, pa menduar dhe pa lexuar midis rreshtave se cfare po mundohetv te thote Hasan Luci? Enverin keni te drejte ta urreni dhe duhet urryer per ate qe na beri si popull dhe si vend. Po c’ju beri Hasan Luci, i biri i heroit Nuri Luci i cili dha jeten per te luftuar diversantet qe dergoheshin nga vendet fqinje, ashtu sic bejne edhe sot hapur me esadistet udb-ash e grekoqiret e paguar, per te shkaterruar Shqiperine? Perse nuk shikoni anen tjeter te medaljes, ku ky person i demaskon se sa te vegjel ishin ne shpirt e sa dyfytyresh ishin ata qe e konsideronin veten ‘udheheqes te shquar’ te popullit shqiptar? Ky po shpjegon se si regjimi i atehershem perdorte dy fytyra. Njeren qe paraqitej gjoja si sherbetor i popullit dhe si udheheqes parimor (bej si them une por mos bej si bej une) perpara popullit te thjeshte fukara qe s’gjente dot doktor per tu mjekuar, e i duhej 3 dite te ecte ne kembe ose me mushke per te gjetur nje doktor. Po ashtu, Luci tregon se si keta maskarenjte e Bllokut perdornin djersen e popullit fukara per te bredhur kryeqyteteve te Europes per nje ciban ne bythe. Ai nxjerr Haxhi Lleshin si nje burre ‘pa din e pa iman’. Nxjerr Manush Myftiun si nje njeri arrogant, qe edhe ate qe do te jepte jeten per ta mbrojtur si bodigardin e tij, e quante derr. Nxjerr vogelsine e Nexhmije Hoxhes qe per nje fotografi qe kish dale keq i mbante meri Hasanit qe i kish hapur shtepine e tij ne Paris dhe e mbronte gjate udhetimit te saj per kenaqesi ne Paris. Nxjerr pafytyresine e djalit te Mehmet Shehut dhe vete Mehmetit kur e krahason djalin me te jatin me arrogancen dhe megalomanine e semure. Hasani vertet ka qene nga fshati i lavdishem Kuc i Vlores. Por ky fshat qe nuk ju pelqen ballisto-zogisteve Ishte i lavdishem sepse ka numrin me te madh te heronjve qe vdiqen per te cliruar Shqiperine nga bishat fashisto-naziste (bashkepunetore te te cileve ishin ballisto-zogistet) ne luften nacional clirimtare. Hasani ishte me universitet dhe i ve ne bythe te gjitha keta legenat esadiste te SHISH dhe SHIK-ut te Gazidedes, islamistit te terbuar dhe armikut te popullit shqiptar, qe pergatiti planin berishist (te dobicit te Vicidolit) per te sulmuar me gaz kimik Vloren ne 97-ten.
Sa per sherbimin inteligjent shqiptar, nuk i duhet ngrene haku, ku duhet te kini parasysh se u tall me agjenturat e vendeve me te fuqishme te kohes dhe te fqinjeve duke bere lojra qe kane qene humbjet dhe talljet me te medha ne historine e ketyre agjenturave. Kapelen lart per sherbimet e tyre! Lexoni librat e botuar ne shqip per te kuptuar historine e tyre. Asnje bande diversantesh nuk arriti asnje sukses ne Shqiperi, por u eliminua nga Sigurimi shqiptar. Keni mjaft per te mesuar. Nuk eshte asnjehere vone!
O Tema, ju dhje..sha zbuluesin dhe kujtimet qe te bejne te qeshesh nga interesi zero qe ka publiku. Zbuluesi ” i madh” nga Kuci merrej me eleminimin e Sadik Premtes e te tjere kundershtar te Enver Hoxhes ne emigracion. Cfare tjeter zbulimi bente shoku Hasan ne Paris? Mjaft o.. Tema me keto histori pa asnje lloj vlere.
Ore zotrinj, më vjen keq për shkallën e inteligjencës tuaj. Merua këto si biçim kujtime i boton vetëm sa për të nxjerrë një foto të “xhaxhit” si një mënyrë për të patur klikime nga nostalgjikët. Merua nxjerr para, ju si hajvan që jeni, kënaqeni me jetën që kanë bërë udhëheqsit tuaj shpirtëror. Po meazallah se ndonjëri nga ju shkon tek varri i nënës apo babait që ju kanë bërë kokën, për tu çuar një tufë lule, por merreni me Enverin.
Rrofsh ore Peço për ato që the. …qoftëlargun enver nuk e deshi ai që i bëri kokën dhe e duan këta qelbanikët që kutërbojnë era mizerje. ..megjithato që hoqëm gjatë qeverisjes së tij dhe çuditërisht ka akoma nostalgjik…???
Po car zbuluesish ka pas Enver qypi i cili armikun e kerkonte perhere tek shqiptaret duke i vrare e duke i burgosur. Ja dhe ky zbuluesi i famshem na paska qene thjesht nje sherbetor besnik i bllokmeneve. Nga pritja neper aeroporte e deri te larjet e fotografive. Vk
Keto nuk thone asgje. ju lutem, mos e ulni nivelin e gazetes.
Ku e ke gjetur shprehjen “zbules politik”?
Po per qenushin e pramvers,qe vinte ne Pariz per vizite mjekesor do na tregojsh gje ? Apo kur Pramvera erdhi ne Pariz per nje thonj,do iu tregojsh shqiptareve ?
Hajde se do t’iu tregojme se si ju gjithe diten ne kafe keni rritur…me sherbim. Mjaftojke me takuar kamarierin e me dite per ju si ishit se kur nuk ishit ne kafe ,kjo tregojke se nje nga Tirana kishte ardhur….
O Lili trapi, po ke mbetur ne klase o dordolec. Akoma i mban si te besuara barsaletat e ketyre larova qe moren pushtetin pas viteve 90. Te ushqejne me endra dhe te perdorin si llapaqen.Po ku ke kellqe ti te flasesh per koàlos mor mi gjirizesh?
Në një emision emërohej si përgjegjës i kundërzbulimit.Duket që është koqe,edhe me fillore të ishte nuk do fliste me këtë nivel.Në një emidion tjetër thoshte se Xhevdet Mustafa do të strehihej në shtëpin e Ramiz Alisë.
Ne që e kemi jetuar atë periudhë nuk i ham broçkullat e Hasanit.
Pse akoma rron ky Hasan Luçi?i Qenka bere rrap si ata te Buronjave.
La nam,e ka leshuar truri,pleqeri hesapi,dhe keta zogj kurvash qe ja botojne tallin bythen me te.
Erdhi Nexhmia,Haxhiu,Nefua,lefua etjere e te tjera.Po Populli? A ishte I lire ne te vertete?Kush I mbylli Kufinjte.Ne ishim shume krenare,qe kishim nje Hasan Luc,Zbulues Politik.Dikur dikush do te thoshte;Laberi moj Lanete,Te gjithe neper Zyra Sekrete.Vertet c’benin realisht jashte? Ma merr mendja Propogande Komuniste,Gjenin ndonje budalla,per tarekrutuar.Kjo ishte Puna e tyre.Fshatari I varfer,duhej te punonte per ta.Patatja eshte Buke,por edhe Gjelle,do te thoshte I madhi Dulle.