Një javë nga vrasja e Fatos Verracakut, e cila tronditi Shkodrën mesditën e 14 nëntorit, Prokuroria e Shkodrës nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Pavarësisht deklarimeve të dëshmitarëve në vendgjarje, para oficerëve të policisë gjyqësore, asnjë pistë hetimi nuk është parashtruar nga organi i akuzës së Shkodrës.
Deri më tani prokuroria pas verifikimeve dhe kqyerjes së vendit të ngjarjes ka në dosje vetëm 6 gëzhoja, kalibër 9 mm dhe 2 predha, të cilat po i nënshtrohen ekzaminime të detajuara, pamjet filmike të kamerave të bizneseve aty pranë, si dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë.
Para prokurorit, njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se, “kam qenë duke shërbyer në lokal, rreth orës 11-11:30 kur kam parë një motor me dy persona me skafandra në kokë dhe kur motori është ndalur para vendit të ngjarjes, personi që ishte ulur mbrapa ka zbritur (nga motori) dhe me pistoletë në dorë është afruar tek shtetasi, Fatos Verracaku i cili po shiste peshk, duke qëlluar në drejtim të tij.
Pasi Fatosi është rrëzuar në tokë autori i ngjarjes e ka qëlluar dhe dy herë në kokë me pistoletë dhe më pas ka hipur përsëri në pjesën e prapme të motorit me të cilin kishte ardhur dhe janë kthyer me drejtim të kryqëzimit të Rusit, duke qëlluar përsëri në ajër.
Autori i ngjarjes ka qenë rreth 1.90 metra i gjatë trup normal, i cili është afruar me hapa të ngadalshëm në drejtim të viktimës. Pas kryerjes së vrasjes ka hipur në motor duke qëllluar dy herë në ajër dhe janë larguar nga kryqëzimi i Rusit.
Dëshmisë së dëshmitarit të parë I është përafruar dhe dëshmia e një tjetri në vendgjarje. “kam parë një motor, ku drejtuesi i motorit qëndroi mbi motor ndërsa personi i ulur mbrapa me pistoletë në dorë dhe me skafandër në koke po shkonte drejt Fatosit, duke qëlluar në drejtim të tij dhe në këtë moment ka parë Fatosin duke u rrëzuar në tokë.
Autori i vrasjes ka qenë i gjatë, i veshur me pantallona ngjyrë e bardhë dhe me skafandë në kokë dhe pas kryerjes së vrasjes ka hipur përsëri në mpotor duke u larguar drejt kryqëzimit të rusit.
Ndërsa drejtuesi i motorit ka qenë me skafandër në kokë dhe i veshur me rroba të zeza”.
Prokuroria nga ana tjetër thotë se nga pamjet filmike pranë vendit të ngjarjes është konstatuar një motor ngjyrë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë, personi i ulur mbrapa i veshur me xhakavento ngjyrë të kuqe, pantallona të zeza, skafandër te bardhë është ulur nga motori dhe ka marrë ecur në drejtimin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.
Ndërkohë i plagosuri tjetër, ditën e 14 nëntorit në atentatin ndaj Fatos Verracakut, Fatmir Meaj nuk ka deklaruar asnjë të dhënë, që të mund t’i shërbente hetimeve sqaron prokuroria, për “TemA TV”.
Pas ngjarjes së rëndë, policia dhe akuza gjetën motorin e përdorur nga autorët e ngjarjes në perfieri të Shkodrës, i djegur ndërkohë që nga kqyrja e trupit të 41 vjecarit, Fatos Verracaku ky i fundit ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra në kokë, trup dhe në krah.(TemA TV)