Ky është momenti kur një çift shpëton për një fije floku” nga përplasja fatale me një makinë.
Në pamjet filmike do të shikoni burrin që i shpëtoi jetën e gruas së tij duke e tërhequr me shpejtësi nga rruga, teksa përballë tyre erdhi fluturimthi një makinë.
Mjeti u përplas fuqishëm pak metra më tej.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e pazakontë kur çifti po ecte së bashku në një rrugë dhe përballë tyre vjen një makinë me shpejtësi dhe përplaset fuqishëm më tutje. (TemA)