Flet pronari i furgonit të kapur me drogë, që përflitet për lidhje me LSI-në: Makinën e kam shitur, por s’kisha bërë noterinë

22 Nëntor 2018, 11:44Kronika TEMA

Ilir Dauti, pronari i kompanisë fasoneri në emër të së cilës ishte regjistruar furgoni i kapur me drogë në Qafë Thanë, ka folur për News 24.

Ai tha se furgonin e ka shitur, por akoma nuk është bërë noteria pasi personi që e ka marrë nuk kishte paratë.

“Personi që do blinte furgonin, nuk kishte paratë, ndaj nuk bëmë aktin noterial.

Për shitjen e furgonit kemi bërë akt marrëveshje me personin.

Likuidimin do ta bënte në fund të vitit, atëherë do bënim edhe kalimin e pronësisë”, ka thënë Dauti.

Ai u shpreh se shoferi që drejtonte furgonin, ishte vëllai i personit që e ka blerë.

“Ky person nuk dinte që vëllai ia kishte marrë furgonin. Nuk më erdhi mirë që u përmend emri im në këtë ngjarje.

Furgoni i përket kompanisë tonë, por nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Përmendja e emrit tim është në kundërshtim me ligjin, kanë abuzuar me mua”, u shpreh pronari i fasonerisë.

Dauti shtoi se furgoni kishte te shkruar edhe emrin e firmës tjetër që e kishte në përdorim.

“Sot isha në polici dhe më thanë që nuk përfshihesh në hetim. Personi që ka në përdorim furgonin e pranon edhe sot që e ka blerë furgonin.

Puna në kompaninë time vijon normalisht, pasi kjo s’ka asnjë lidhje”, deklaroi pronari i fasonerisë, ku janë bërë dhe disa takime të LSI-së.

3 komente në “Flet pronari i furgonit të kapur me drogë, që përflitet për lidhje me LSI-në: Makinën e kam shitur, por s’kisha bërë noterinë”

  1. tafa says:

    Vre punen ti byrazer Qente le te lehin karvani shkon perpara thoshte shoku Mehmet Shehu

  2. rexha 10 says:

    O DAUT ,PO AKTIN E MARRVESHJES A E KE ME DAUTIN TJETER?.PO GJOBAT E MAKINES ,KUSHE I PAGUAN DAUT?.PO VRAU NDONJERI ME MAKIN ,KUSHE E MBAN PERGJEGJESIN? PERSE JANE KAQE MBRAPA BOTES KETA TIPA SHQIPTARESH?.KURE DO TE BEHENI NJERZE QE TE RESPEKTONI VETEN NE RADHE TE PARE ,PASTAJ TE TJERET.DERISA SA TE VERTETOHET E KUNDERTA .TI ORE DAUTE NUKE JE GJE TJETER VECSE NJE BASHKEPUNUES ME DAUTIN TJETER.
    me shite edhe mua nje makine si puna e ketij fugoni DAUT.

  3. Germicoku says:

    O Taf, nuk e ka thene Mehmet Shehu,por Enver Hoxha. Mehmet Shehu me shoke vetem sa perserisnin fjalet e tij. Eshte trashgimni. Ja sot degjova te birin e Fari Balliut, propoganduesit te thenieve te shokut Enver , Mikimausin deputet i PD, qe vdekshim brenda 24 oreve ,kur kerkon edhe ky te behet lider. Ky i biri Faros perseriti para gazetareve 5 here shprehjen e Saliut : ” Edvin Kristaq Rama” Ta thash se mos ngaterron te birin e Faros me Saliun,ashtusi ke ngaterruar Mehmetin me Enverin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje