Protesta, Gjiknuri: Platformë e qartë politike, po shfrytëzohet nga opozita për të ngritur një kauzë nga hiçi

22 Nëntor 2018, 21:40Politika TEMA

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, e ka cilësuar protestën e sotme një platformë politike.

I ftuar në Real Story Gjiknuri tha se është ngritur një grup prej 25 inxhinjëresh për të pritur shqetësimet e banorëve.

“Në rrjeshtin e parë të protestës ishte një formacion i tëri politik.

Kjo gjë po shfrytëzohet nga opozita për të ngritur një kauze nga hici.

Trecereku i atyrë qe ishin ne protese kane shkuar atje si lukuni me idene per te perfituar neser dicka politikisht.

Kjo është një gjë e stisur, sepse prishjet nuk kanë nisur madje është ngritur grup prej 25 inxhinjëresh për të pritur shqetësimet e banoreve.

Çdo qytetar të paraqitet para ARRSH dhe të paraqesë ankesën e tij.”- tha Gjiknuri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje