Kuvendi ka miratuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta, ku është votuar me 77 vota Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm.
Presidenti Meta dekretoi Lleshin, si Ministër i Brendshëm ditën e premte në limit të afatit kushtetues prej shtat ditësh.
Gjashtë ditë më parë Meta dekretoi Lleshajn ministër të Brendshëm pas refuzimit herën e parë.
Kujtojmë se presidenti Meta nuk e firmosi dekretin e parë për Sandër Lleshin, pasi sipas tij, propozimi i kryeministrit kishte statusin e ushtarakut aktiv dhe kjo përbente shkelje kushtetuese.
“Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtës, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën të bënte lirimin nga statusi i gjeneralit. Është arsye kushtetuese.
Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha kreu i shtetit pas dekretimit, në një emision televiziv.
Po tashti cfare do te thote Like -Hajdut Floriri???
Partia e Punes si gjithmone me fitore te paster pa asnje vote kundra. Rrofte Partia dhe xhaxhi E….edhe Floriri patjeter!