Protesta, Balla mesazh Bashës: Ke interesat e tua dhe të vjehrrit për dëmshpërblimin e pallatit në Vlorë, do t'i bësh presion qeverisë për lekët

22 Nëntor 2018, 15:52Politika TEMA

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas protestës përpara Kuvendit e cila degjeneroi në përplasje mes protestuesve dhe policisë. 

Nga foltorja e Parlamentit Balla i ka uruar shërim të shpejtë, punonjëses së policisë u plagos gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re. 

Më tej, kreu i Grupit të socialistëve, tha se Basha nuk mund të përfaqësojë interesant e personave që kërkojnë dëmshpërblime, pasi në këtë protestë sipas Ballës kryedemokrati përfaqëson interesat e veta dhe të  vjehrrit të tij. 

Personalisht, do t’i thoja Lulzim Bashës se: Ti Lulzim je i pari që nuk të takon të protestosh për dëmshpërblim, sepse atyre qytetarëve të thjeshtë duhet t’u tregosh se ti ke interesat e tua kur bëhet fjalë për dëmshpërblim, sepse ti dhe vjehrri yt, jeni ata persona që doni ti bëni presion qeverisë për t’u dëmshpërblyer për ndërtimet pa leje. 

Nuk mund të jesh ti ai që del në krahun e atyre që duhen dëmshpërblyer. Për ne sot është e rëndësishme që t’u gjendemi pranë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët meritojnë gjithë respektin për punën e nderuar që bëjnë çdo ditë për të garantuar sigurinë publike”, ka thënë Balla. 

Reagimi i Taulant Ballës 

Z.Kryetar, kërkova fjalën për të bërë një ndërhyrje në punimet normale të Kuvendit të Shqipërisë ku shqyrtohet buxheti. Thjesht për detyrimin moral të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për të shprehur të gjithë solidaritetin dhe urimet për shërim sa më të shpejtë të disa punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët në ushtrimin korrekt të detyrës së tyre janë plagosur nga dhuna e pashoq, “në emër të ligjshmërisë”, e disa personave për të cilët Forca e Ligjit duhet të jetëndëshkuese, për të mos lënë më asnjë hapësirë ri-përsëritje të këtij fenomeni të turpshëm, ku një vajzë e re 24-vjeç, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka humbur katër gishtat e njërës dorë dhe po merr trajtimin adekuat në Spitalin e Traumës. 

Kjo pjesë e sallës jo vetëm që është bosh, por ka përdorur deputetë mercenarë për të frymëzuar dhunën kundër punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky është një turp i radhës për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që në vend që të ishin këtu për të diskutuar Buxhetin e Shtetit, në vend që të mbështesin një buxhet, i cili rrit pagat, rrit pensionet, heq taksat për imputet bujqësore, ndërton një sërë rrugësh, kanalizime të ujërave të zeza, ujësjellës, në pjesën më të mirë të territorit të vendit, bëhet bashkë me një grup zaptuesish emrat e të cilëve tashmë janë bërë publik nga Kryeministri para pak orësh këtu në këtë foltore, të cilët në emër të zbatimit e të paligjshmërisë guxojnë të ngrenë dorën kundër ligjit, sikurse nuk e respektuan ligjin ditën që “i zunë frymën” rrugës së Unazës së Tiranës. 

Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar tu uroj shërim të shpejtë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit që u lënduan. Shërim të shpejtë çdo qytetari të zakonshëm të gjendur rastësisht dhe shpërdoruar politikisht nga një opozitë, e cila është bërë si kukuvajkë që kudo që ka zhurmë shkon të bëhet pjesë e zhurmës, pa ditur pse është aty. 

Personalisht, do t’i thoja Lulzim Bashës se: Ti Lulzim je i pari që nuk të takon të protestosh për dëmshpërblim, sepse atyre qytetarëve të thjeshtë duhet t’u tregosh se ti ke interesat e tua kur bëhet fjalë për dëmshpërblim, sepse ti dhe vjehrri yt, jeni ata persona që doni ti bëni presion qeverisë për t’u dëmshpërblyer për ndërtimet pa leje. 

Nuk mund të jesh ti ai që del në krahun e atyre që duhen dëmshpërblyer. Për ne sot është e rëndësishme që t’u gjendemi pranë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët meritojnë gjithë respektin për punën e nderuar që bëjnë çdo ditë për të garantuar sigurinë publike. 

Thirrja ime sot është ndaj Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës duhet të fillojë menjëherë hetimet. 

Jeta e çdo punonjësi policie, shëndeti i çdo punonjësi policie është preokupimi ynë madhor. (TemA) 

3 komente në “Protesta, Balla mesazh Bashës: Ke interesat e tua dhe të vjehrrit për dëmshpërblimin e pallatit në Vlorë, do t’i bësh presion qeverisë për lekët”

  1. Alban Dega says:

    Subject: TEK BLLOKU.. ! TEK LALZI+!

    From: Alban Dega
    Date: January 22, 2018 at 3:31:38 AM EDT

    TEK BLLOKU….. !?

    – Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Tek Kunja dhe Velipoja!
    Tek Saranda e Valbona !
    Tek Thethi e tek Jala !
    Tek Shengjini e Dardha !
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
    Kusaret ne burg !
    Eshte koha te kercasin prangat !

  2. Të gjithë sillen si peshkaqen.

  3. shqip says:

    O Taulant ! Leri llafollogjite . E di kush eshte shteti ligjor ? Shteti ligjor i pajis me shkopinj gome policet . Te cilet u hyne ku i dhemb e ku si dhemb majmuneve . Nuk çohen policet me duar ne xhepa sikur Jane manekine . Ke pare si pergjigjet policia ne Amerike e gjetke . Ta bejne kurrizin me te bute se barku . Ju bejne lolo nje cop Balli , e nje cop Salianj . Kapini more e shtroini ne dru . Njerezit duan vepra , lerini demagogjite .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje