Deputeti i PS dënon dhunën para Kuvendit: Asnjë kauzë s'e justifikon plagosjen e policëve, opozita frymëzoi protestuesit

22 Nëntor 2018, 13:56Politika TEMA

Deputeti socialist, Sadi Vorpsi, ka dënuart dhunën ndaj policisë gjatë protestës para Kuvendit.

Vorpsi thotë se akti është i patolerueshëm, duke theksur dy plagosjet e rënda të ndodhura sot.

Sipas tij, dhuna është frymëzuar nga opozita dhe duhet të ndalet.

“Asnjë kauzë nuk e justifikon dhunën e ushtruar sot para Kuvendit të Shqipërisë. 

Informacionet e para flasin për plagosjen e 12 efektivëve të policisë.

Një efektive femër ka humbur katër gishtat e njërëz dorë dhe një efektiv ka humbur dëgjimin si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike.

Me besimin që kam marrë prej jush dhe arsyet që burojnë si qytetar i këtij vendi, dënoj me forcën më të madhe ngjarjen e rëndë. Dënoj frymëzimin e dhunës nga opozita dhe heshtjen e saj.

Tashmë kemi një bilanc të rëndë. Ai që guxon të ngrejë dorë mbi policin e shtetit përbën rrezik edhe për qytetarët.
Ndaj në cilësinë edhe të anëtarit të Komisionit të Sigurisë, i bëj thirrje strukturave të hetojnë me shpejtësi dhe të dënojnë dhunuesit.

U bëj apel protestuesve t’i referohen ligjit për atë çfarë u takon sepse e drejta nuk fitohet me kapsolla, grushta e shkelma. Shërim të shpejtë të lënduarve, me bindjen se akte të tilla nuk do të përsëriten më!”, nënvizon deputeti Sadi Vorpsi.(TemA)

2 komente në “Deputeti i PS dënon dhunën para Kuvendit: Asnjë kauzë s’e justifikon plagosjen e policëve, opozita frymëzoi protestuesit”

  1. ?? says:

    Të nisin arrestimet shtëpi më shtëpi në bazë të kamerave.

  2. Ergys says:

    Llafe keni ju te Ps se policet nuk jane femijet tuaj.Ku eshte Gramoz Ruci Sykoqja qe nuk mbledh urgjentisht parlamentin.Deputete te parlamentit jane vene ne krye te banditeve dhe po vrasin policet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje