VIDEO/ "Ervin-Ervin ti je gjallë", Rama tallet me Salianjin në Kuvend: Aman mos na i vrasin se s'ka kuptim protesta

22 Nëntor 2018, 10:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një lajm të përcjellë nga mediat pranë opozitës se demokrati Ervin Salainji mund të vritet me snajper.

Lajmi i referohet një letre të mbëritur në “selinë blu” ku një i burgosur i shkruan se ka dëgjuar në burg se po bëjnë plan për ta ekzekutuar.

Lajmi u ironizua masivisht në rrjet ku sot tërhoqi edhe vëmendjen e shefit të qeverisë.

Ai tha: “Aman, ruajeni atë, si e ka emrin… Salianjin, sepse nuk kanë kuptim protestat. S’ka kuptim Ervin-Ervin ti je gjallë”.

vijon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje