“Unaza e Re”, Rama i prerë: Zaptues profesionistë, s’ka shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet

22 Nëntor 2018, 09:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e  sotëm në lidhje me protestuesit e Unazës së Re të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.

Sipas Ramës, ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private.

Rama thekson se s’ ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat e shqiptarëve.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje