Ish-zv.ministri i Ramës braktis takimin: Dekani i Universitetit Bujqësor përkëdhel Bashën, bën politikë para studentëve

21 Nëntor 2018, 21:13Politika TEMA
Ish-zv.ministri i Ramës braktis takimin: Dekani i Universitetit

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentët për qeverisjen e mirë, siç e kanë quajtur, takim i cili është braktisur nga ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka.

Muka shkruan se ka shkuar ditën e sotme në takimin e thirrur për studentët, por është detyruar të largohet më pas sepse Dekani i Universitetit Bujqësor të Kamzës e ka kthyer takimin në forum politik, duke i bërë kritika qeverisë ndërsa ka përkëdhelur siç shkruan ai Lulzim Bashën si kryeministrin e ardhshëm.

Shkoj në një takim i thirrur për studentët, dhe ndërkohë u kthye në një forum politik! Dekani i Universitetit Bujqësor i bën kritika qeverisë aktuale dhe përkëdhel kryetarin e PD si kryeministri i ardhshëm që do ofrojë zgjidhjen (askush nuk e dinte që do ishte në takim)! 

Normal që u largova në shenjë proteste! Tani kuptoj pse salla ishte plotë! Mjerë studentët që vetëm përdoren nga politika, majtas dhe djathtas!”, ka shkruar studiuesi në Facebook.

5 komente në “Ish-zv.ministri i Ramës braktis takimin: Dekani i Universitetit Bujqësor përkëdhel Bashën, bën politikë para studentëve”

  1. tafa says:

    Dekani eshte nje kokrra e servilit,eshte nga skarapari dhe kete ka te vetmen merite pse eshte zgjedhur ne krye te atij universiteti.t

  2. Komentuesi says:

    Basha eshte mesuar me te ferkuar koken.Atij ja ka ferkuar ne fillim Saliu,pastaj ca Mulra,Paloqe,Alibejra,e Srazimira,qe gati sa nuk i fshijne edhe kepucet Bashes.Basha,ta harroje ardhejn e pushtet.Keshtu si po sillet ky,kaq rrugaç e mendjemadh,nuk vjene kurre ne pushtet. Hiqeni nga mendja.Mos ushqeni kot iluzione.Basha nuk e bene dot kryeminister.Ate detyre dhe funksion e bene vetem Edi Rama.

  3. Mashkullori says:

    Sic duket ky dekani,e siguroj emrin ne listen e kandidateve te Lulzimkes,por harron se,voten,nuk ta jep Luli qe derdellis,por votuesi popull…

  4. ss says:

    si munde te perdore kabinetin dhe auditorin ne funksion te ne partie politike …???? ka shtet e ligje ketu ca mut shteti frikakcak ka rama ….????

  5. Artan says:

    Universiteti, si i Tiranes, si ai Bujqesor, eshte nje cerdhe e SHQUP-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje