Aleatët nisin presionet ndaj Lulzim Bashës, por me Monika Kryemadhin nëpër këmbë vështirë se do marrin ndonjë bashki

21 Nëntor 2018, 20:03Politika TEMA

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për djegien e mandateve të opozitarëve, republikani Fatmir Mediu është aleati i parë që i kërkon Lulzim Bashës rikthimin në Parlament.

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, shprehet:

“Ne mund të marrim vendim “in extremis”, por duhet të kuptojmë që Parlamenti është i vetmi institucion ku opozita ka zë institucional.

Duhet të ndërtojmë një Parlament funksional në të ardhmen, por duke ndërtuar një Parlament të tillë edhe sot.

Nuk duhet të shkojmë në Parlament thjesht për të folur për mazhorancën, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”.

Aleatët e tjerë, të cilët vijojnë t’i mbajnë krahun Bashës në lidhje me Parlamentin, kanë nisur të bëjnë llogaritë për zgjedhjet.

Dashamir Shehi nuk e fsheh dëshirën për të garuar në Tiranë, nën siglën e opozitës.

“Gjithmonë kam qenë kandidat në Tiranë. Por, kemi punë të tjera më të rëndësishme për momentin”, tha për Top Channel, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Ndërsa Mediu e Shehi mendojnë për zgjedhjet parlamentare, aleatët e tjerë e kanë mendjen te zgjedhiet bashkiake.

Agron Duka nuk po mendon më për Durrësin, por ka edhe ai pretendimet e veta:

“Në zonat rurale, aty ku partia ime ndihet më e fortë.

Nëse biem dakord për Lushnjen, Roskovecin… jemi gati për të prezantuar kandidaturën tonë të përbashkët”.

As demokristianët nuk mbeten pas, Nard Ndoka i ka gati bashkitë ku mendon të kërkojë mbështetjen e aleatëve:

“Selenicë, Fushë-Arrëz, Pukë, Rrësheni, Vau i Dejës, Lezha dhe Malësia e Madhe”.

Opozita nuk ka zyrtarizuar ende marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, por aleatët e demokratëve janë të qartë se me kandidatë të përbashkët kanë më shumë shanse për fitore.

6 komente në “Aleatët nisin presionet ndaj Lulzim Bashës, por me Monika Kryemadhin nëpër këmbë vështirë se do marrin ndonjë bashki”

  1. Sinqeritet says:

    Deri kur vampirja monika kryemadhi do te beje kakerdhi?

    1. toni says:

      Veshtire te merrni ndonje bashki edhe me vet Bashen???

  2. robi says:

    Propozoj qe kandidate per bashkinë e Jales te jete Kejdi dhembcakallja e ledhitdhise, kurse kandidati per bashkinë e Gramshit te jete kryefunderrina e Shqipërisë monstra Elmaz Hamuti,,

  3. Cuku says:

    ALEatet
    Hahahahahahaha
    Tamam HALEate jane te katert

  4. Komentuesi says:

    More beni ç’te doni,planifikoni ç’te doni,caktoni cilin te doni per kandidat,nuk kini per te fituar kurre,se imazhi i pd-ke eshte i keq dhe shume i keq.Eshte agresiv,dhe ç’do gje do qe ta zgjidhin me klleç.Shqipetarit i hahet (bindt) koka me te bute dhe jo me force.Po te jete me force,e majta eshte me e forte se ka rrenjet saj te populli qe e voton.Eshte per t’u çuditur me Dash Shehin,qe e dim burr me dy para ment ne koke,por si pranon ai te perballet me Erion Velin? Edhe Trampi i Amerikes nuk fiton dot, se Erion Veliaj ka bere dhe do beje shume per Tiranen, sa deri sot nuk ka bere asnje sa ai.

  5. Engjelli says:

    O “Komentues”, ku i gjeti mente D Shehi apo ato qe ka humbur L Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje