“Pse nuk reagojmë si francezët? Se ata e ngriten Republikën e Re me gjak, ndërsa ne e shkëmbyem Republikën e Re me 14 milionë euro. Hani fara si Gavroshi tani”

21 Nëntor 2018, 17:23Politika TEMA

Në Francë, prej disa ditësh është duke u protestuar për çmimin e lartë të karburantit.

Në rrjetet sociale, në Shqipëri ngrihet pyetja se pse nuk protestohet edhe në Shqipëri, duke qenë se tek ne, çmimi i karburantit është më i larti në Europë.

Kreshnik Spahiu është munduar ta japë një përgjigjie, duke replikuar me një demokrat.

“Sapo më shkruajti një demokrat: “O zoti Kreshnik, pse ne shqiptarët nuk reagojmë si francezët me protesta kundër çmimeve të larta para krishtlindjeve?”

Sapo iu përgjigja: “Republika e Re e Francës u ndërtua me Revolucion dhe gjakun e dredhur nga opozita mbi gërmadhat e monarkëve të vjetër.

Në Shqipëri barrikadat në bulevard u braktisën dhe Republika e Re u shkëmbye tek kambizmi për 14 milion euro, duke u blerë me 50% skonto nga Republika e Vjetër.

Ty dhe demokratëve s’të ngeli gjë tjetër veç të hani si Gavroshi, farat e Lul-Diellit në shesh dhe të duroni për shumë vite monstrën që “magjepsi” Parisin.

Me keqardhje Kreshniku”, shkruan ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi”.(TemA)

12 komente në ““Pse nuk reagojmë si francezët? Se ata e ngriten Republikën e Re me gjak, ndërsa ne e shkëmbyem Republikën e Re me 14 milionë euro. Hani fara si Gavroshi tani””

  1. xhemal says:

    kush flet per revolucion ,kryetari i laraskave ,franca ka nje tjeter histori zhvillimi ,perparimi drejtimi,kulture,ne ne shqiperi duhet te mesojme te ndertojme nje shtet demokratik me gjithe strukturat e tij duhen shume shume pune ,sakrifica ,sakrifica ,drejtesi per te gjithe,e punue pa humbur kohe me ide idiote te dhunes percarjes urrejtjes,kemi nevoje per paqe sociale

  2. Korabi says:

    Edhe ti ke “qytetar dixhital”? Bravo!

  3. te sheshi says:

    katër të mdierët e 21 janarit e lanë me gjak bulevardin dhe ti e saliu yt nuk e ndryshuat shqipërinë kur ta mare luli dil tl në shesh e të ikësh për lesh duke ngrënë fara si gavroshi të përziera me gjakun tënd e jo të popullit BUDALLAI HEDH NJË GURR NË LUMË DHE TË ZGJUARIT MBYTEN PËR TË NXJERE ATË o kreshnik o trim i rrallë

  4. Zambi says:

    Shumica e te denuarve politik gjate monizmit jane denuar padrejtesisht. Njerez e familje te tera u denuan, internuan e cfare nuk pane me sy.
    Sa nga keta hetues, deshmitare te rreme e prokurore u vrane pas viteve nga ata qe humben cdo gje?Asnje.
    E kur nuk u vra asnje ish hetues apo prokuror pas viteve 90 harrojeni qe ky popull ngrihet ne kembe.

  5. Laveri says:

    Kesaj rradhe ka folur drejte Kreshniku

  6. vang says:

    Ndersa ti ”magjepse” flamurin ”KUQ E ZI” o Kreshnik.

  7. epo kjo bela says:

    Kreshnik djali pa shiko ate kanalin e korfuzit ti se mos na ben glasen greku, ate bej se ketu u vrane me mijra deshmore gjate luftes dhe sot ngrihen monumente kolaboracionistesh, nuk ka te beje fare si e merr apo jep pushtetin, thuaj qe greku e serbi kane investuar mire dhe korrin frytet tani se politika ka dale komplet jashte kontrollit se kane ne dore ligjin zgjedhor, drejtesine, bejne ligjet qe te mos i zere ligji etj etj dhe ndajne placken me te “moralshmit” ne BE qe predikojne si prifti por takohen me djallin pastaj. hajde dylbi te mbare…

  8. Laver says:

    Laveri 2.
    O Kreshnik!!!

  9. Ku jeton eme se jeton ky gavrosh kreshnik turkoshaku.
    Kaq shume kavjedhur sa nuk i mbarohen paret

  10. I majti says:

    O Kreshnik jetojme dhe ne europe pikerisht ne Angli dhe nje politikan francez pyeti nje politikan anglez para 200 vjetesh pse anglia eshte e pasur dhe njerezit shpikin shume gjera sepse ne kemi drejtesi dhe njerezit jane te lire sepse franca ka pasur diktator por te besh revolucion dhe te sjellesh ne pushtet armiqte me te medhenj te drejtesise Saliu dhe Iliri qe pasi vrisnin popullin e tyre dhe plagosnin gazetare i perdhosnin duke i quajtur kokepalare une po te quaj ty thjesht truthare,ne shqiperi shumica e buxhetit vjen nga taksa e naftes te vetmen gje te mire qe ka bere Bode sepse ndryshe nuk paguajne taksa,dhe Kreshnik vetem gjimnazin kam mbaruar por e kuptoj shume mire qe me buxhetin qe la Berisha shqiperia nuk do zhvillohej kurre prandaj ikin njerezit se nuk i mban me rroga 300 euro kur jane hapur dyert e europes prandaj me taksa po behen unaza,stadiume,rilindje urbane etj por ti nuk e don shqiperine sepse meqenese une dhe ti e kemi lene ate vend dhe nuk paguajme taksa te pakten mos te bejme thirrje per lufte se boll kane vuajtur genocid shqiptaret nga fqinjet,Rama tha jam KM me i mire shqiptar i te gjithe koherave dhe njerezit u irrituan por eshte e vertete ai nuk tha jam i mire jam me i miri se te tjeret kane qene diktatore te gjithe,une kam qene ne Bruksel ku jeton ti Tirana shume shpejt do behet si Brukseli ky quhet revolucion i koheve moderne Nik

  11. Komentuesi says:

    Kreshnik Trumcaku nuk ka tru per te bere historine e Frances.Ai eshte vetem per t’u bere servil i BASHES TE CADRA E TURPIT,qe u fut si shpend dhe doli si laraske pa pende.

  12. lalai says:

    Fiks e ka thënë Niku….se popull kaqol janë albanezët varu karrucin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje