“Unaza e Re”, Rama tallet me opozitën: Dikush t’i shpjegojë ingjinjerave të pdlsi se km e rrugëve nuk janë si metrat e pantallonave

21 Nëntor 2018, 13:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për buxhetin që do të shpenzohet për ndërtimin  e Unazës së Re.

Në një shënim twitter kreu i qeverisë thotë se vlerat për kilometrat variojnë sipas përmbajtjet së projektit dhe se çmimet dalin nga një manual standard.

“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre!

Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard,” shkruan Rama në Twitter. (TemA)

4 komente në ““Unaza e Re”, Rama tallet me opozitën: Dikush t’i shpjegojë ingjinjerave të pdlsi se km e rrugëve nuk janë si metrat e pantallonave”

  1. On says:

    Jam dakort por shteti eshte rregullator ne treg….ndryshe pasurohen vete 5 vete.Pra jo vetem tre firma te kene mundesi per pune publike…

  2. Zigur Qarri says:

    Meqe çmimet dalin nga nje manual standart,perse atehere akuzoni opoziten per abuzim te fondeve publike ne ndertimin
    e rrugeve,kur çmimi ishte disa here me i vogel se i qeverise se”rilindjes”?!Ju mashtroni,prandaj thoni qe çdo shpifje ne gjyq!
    Edvin Rama nuk ka qene kurre socialist,ose me sakte,Rama vetem socialist nuk ka qene.Edvin Rama eshte kryetari i nje qeverie
    mafioze te ashtuquajtur”rilindje”.Perderisa Rama bashke demogogun tjeter Erion Makiaveli betonizuan(vodhen) edhe pronat
    e fundit publike ne Tirane,nuk mund te flitet me per nje socialist,por vetem per nje mashtrues ordiner,qe bertet lart e poshte
    per pronen e perbashket publike,por duhet vetem ai ti vjedhi!!!Ishte pikerisht Edvin Rama ai qe filloi masakrimin e urbanistikes
    se Tiranes,ai qe dha leje ndertimi sheshet publike te ish blloqeve te pallateve te kohes se diktatures,duke e kthyer Tiranen
    ne nje geto.Nese nuk do te ishte sakrifikuar Kopshti botanik per Unazen e re,do te duhej te behej nje masaker e tille si tek
    Astiri,sepse lejet e ndertimit te Edvin mafiozit kishin bllokuar gjithshka.Ruajtja e prones publike eshte me e mundeshmja
    per qeverine,sepse ka kosto shume te ulet.Kur nuk mbrohet prona publike qe eshte minimalja,si mund te flasesh per
    mireqenie,qe eshte nje rruge teper e gjate per çdo popull dhe Qeveri ne Bote?Sa per ideologji te qarte politike,as qe mund
    te behet fjale,jo sot,por qe nga momenti i formimit te Shtetit shqiptare.Aty ishin te denuarit e ndergjegjes,por askush nuk
    pati kurajo te fliste,por u kujtuan vetem atehere kur varferia kapi per fyti gati çdo familje shqiptare.Edi Rama e nisi karrieren
    sebashku me Spartak Ngjelen,qe te themelonte Partine Myslimano-Kristiane,por nuk ja doli as ta regjistronte!Rama ne fillim
    të viteve 90-te,sipas urdhereses se Ramiz Alise,shante regjimin diktatorial per te fituar reputacion ne popull dhe tek te
    persekutuarit politik,me thirrjet gjoja per varjen e komunisteve.Perpjekjet e tij per tu inflirtruar ne PD,dolen pa sukses.Ishte
    ndihma e Fatos Nanos,qe Rames ti hapej dera ne politike.Edvin Rama eshte mafioz,prandaj edhe Shteti shqiptare funksionon
    si nje organizate mafioze.Largimi i tij eshte emergjent,ndryshe institucionet shtetrore nuk do marrin kurre veten,aq shume jan
    goditur nga ky skizofren.

  3. Tomi says:

    Jo igjinjer o njerez te pashkolluar…po inxhinier…te vjen te pelcasesh nga injoranca qe na ka pushtuar.

  4. INGJINJERI says:

    thoini qirjo BOJAQIUT qe dhe KARL GEGA ingjinjer ka qene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje