Fatos Tarifa: Si mundet që Azem Hajdari të ketë një monument më të madh se Ismail Qemali dhe pse nuk kujtohet njeri për Fan Nolin?!

21 Nëntor 2018, 09:38Politika TEMA

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, sociologu Fatos Tarifa, thotë në një intervistë për gazetën Dita, se është e pafalshme që shteti nuk është kujtuar të sjellë eshtrat e Fan Nolit në atdhe.

“Noli i madh thuasje është harruar.

Ai Fan Nol, me të cilin do të mburrej çdo popull e çdo vend.

Noli meriton t’i sillen eshtrat në atdheun e tij. Noli meriton të nderohet si pak të tjerë në këtë vend.

Noli meriton t’u mësohet nxënësve në shkollat tona dhe t’i botohen e ribotohen, nga koha në kohë, për gjeneratat e reja të shqiptarëve, veprat dhe përkthimet e tij mjeshtërore.

Noli meriton një përmendore të lartë në zemër të kryeqytetit tonë”, thotë Tarifa, që bën edhe një krahësim në lidhje me nderimin e figurave të ndryshme në Shqipëri.

“Si mundet të pranojmë një përmendore të Zogut, ndërkohë që Nolin e madh e kemi lënë thuajse në harresë?

Edhe Kishën Ortodokse autoqefale shqiptare që Noli e themeloi ia morëm për t’ia dhënë një greku.

Si mundet që Azem Hajdari të ketë një monument më të madh se Ismail Qemali?!

Cili popull ka gabuar, ose do të gabonte kaq shumë sa ne, shqiptarët, në vlerësimin e figurave tona kombëtare më të shquara?!

Pse e përcmojmë historinë tone dhe nuk i vlerësojmë sa duhet njerëzit më të shquar të kombit tonë?

Dhe pastaj qahemi se shqiptarët, sidomos të rinjtë, po largohen e duan të largohen nga vendi”, shton ai.(TemA)

16 komente në “Fatos Tarifa: Si mundet që Azem Hajdari të ketë një monument më të madh se Ismail Qemali dhe pse nuk kujtohet njeri për Fan Nolin?!”

  1. Mileti says:

    Nje duartrokitje te madhe per Nolin!

    1. E says:

      Plotesisht e drejtePor duke patur ne krye te vendit shpellare per te mbuluer vrasjen e Azemit dhe per te ruajtur karigen beri ate bustin e tij sa te enverit kafsha

  2. myslim says:

    Shqiptaret nuk e meritojne Nolin e madh. Atyre i shkon per shtat monumenti i Azem rugaçit, Ahmet Zogut, mbretit klloun te vete zgjedhur, dhe ne te ardhmen ndoshta i Haxhi Qamilit. Lereni te qete ne madhedhtine e tij.

  3. beni says:

    Puna sunitesh,Turqis, mburren me orientin e budalliqet e nji maloku që nuk dinte të zbathtte brekët e e Shkundte karrin,sa her shifte gomrin duke i hipur peles tek shkolla komunale!!
    Kjo që them është më se e vertete,jam dëshmitar i gjallë i asaj kohë të adoleshencës!

  4. Qytetari i thjeshte says:

    Sepse ne per shume kohe po na drejtojne shpellaret, dhe si popull dele qe jemi ulim koken dhe ecim kuturu deri ne buze te gremines.
    Ne shkolla mesojne per Schuma party dhe Noizin apo Stresin si mund te njohin Nolin apo Ismail Qemalin.
    Injoranca eshte shume e rrezikshme..

  5. kashi says:

    Ka shume te drejte por kjo qeveri po i ben gjerat ashtu si duhet keshtu qe ti japim kohe

  6. Vladimir says:

    Llumi, si kurre me pare, ka dale siper keto 30 vjete. Grekomane, turkomane, rrugace partish, te forte me kallash e me pare… kane permbytur krejt vlerat tona kombetare. Baballare te kombit si Mjeda, perkujtohen me nje shkrim ne gazete. Noli gati eshte harruar. Mjerim historik.

  7. Ardi says:

    TE LUMTE GOJA MYSLIM. SHQIPTARET E HAXHI QAMILIT NUK E MERITOJNE IMZOT FAN STILIAN NOLIN. AHMET ZAGOLLEVIÇI, AZEM HAJDAROVSKI, HAXHI QAMILI , ESAT PASHE TOPTANI E CA BASHIBOZUKE TE TJERE JANE FYTYRA E VERTETE E GANGSTERIZMIT QE HISTORIKISHT E KA DREJTUAR KETE VEND TE GJORE, NDAJ DHE MOS BENI ÇUDI QE MONUMENTE PER TA DO TE NGRIHEN PERSA KOHE UDHEHIQRMI NGA TE NJEJTAT PRERJE. LETENI TE QETE NE SHENJTERINE AMERIKANE IMZOT NOLIN E MOS E DENONI EDHE PAS VDEKJES ME SJELLJEN E ESHTRAVE KETU PASI ESHTE E SIGURT QE PINJOJTE E ZOGISTEVE NDONJE NATE DO TA ZHVARROSIN. NOLI, SKENDETBEU DHE NENE TEREZA JANE KORIFEJTE E SHQIPTARIZMES DHE MERITOJNE MONUMENTE GJIGANDE MIREPO ÇESHTJA ESHTE SE MONUMENTET E TYRE ZHVLEFTESOJNE ATO TE LILIPUTEVE GANGSTER QE JANE NGRITUR.

  8. Lumi says:

    Kjo qe po thoni Fatos, eshte e vertet. Na pelqejme te vegjlit, sepse dhe vet ne jemi te vegjel. Kurse te medhenjte i “harrojme” apo i menjanojme se nuk i kuptojme. Njerez si Ismail Qemali e Fan Noli jane vertet njerez shume te kulturuar, gjigand te mendimit dhe veprimit shqiptar.

  9. robi says:

    gjithe Bajram curri e njeh mire trafikantin e armeve drejt kosoves ,,,

  10. roland says:

    Kam përshtypjen se bëjmë pjesë tek ajo pjesë e materies ANTI,ku është e mishëruar negativiteti,mosmirënjohja,ku VULGUT i themi Hero,ku vlerën e përdhosim dhe për idhull kemi kriminelin.Është në subkoshiencën tonë të rendim pas atyre që na bëjnë keq,shkurt vuajmë si popull nga sindromi i Stokolmit.Jemi për laborator!

  11. Ledion says:

    Nuk eshte pune qeverie. Eshte pune e moralit te ndyre kombetar qe me pas pjell nga ky komb monstra qeveritare.
    Sot per koicidence lexova nje fjalim te Nolit para Parlamentit ne 1924. Sikur dikush te thonte se ishte shkruar sot pa permendur Nolin do ta kisha besuar per aktualitetin e ketij fjalimi. Lexoheni dhe bejeni komentin vete.

  12. "BOHOTINA" says:

    Zoti Tarifa! Ne pak fjale ke prekur nje teme te vertete. Noli shume i madh. Poliedrik. Kryeministri me i ditur i shqiptareve. Me 13 gjuhe te huaja, madje dhe antike si greqishten e lashte dhe persishten. Poet i veçante. Perkthyes brilant.
    Kur udhetonte njehere me anie per ne SHBA i shkruan Thimi Mitkos: “Po udhetoj per ne SHBA. Rreth meje mblidhen shume vete se çuditen qe une vetem lexoj dhe nuk futem ne shoqerine e tyre. Ata me rrethojne kinse si per t’ u tallur qe rri indiferent karshi tyre. Ata jane nga kombesi te ndryshme qe ikin si emigrante. Vetem kur secili flet ne gjuhen e tij dhe une u pergjigjem ne gjuhen e tyre, krijojne respekt”.
    Ky ishte Noli, kryeministri me i kulturuar i Ballkanit per kohen. Sesi ia mori pushtetin pushti Zogu, i vete shpallur mbret, qe ka lapidar 15 meter te larte e dime te gjithe. Ne mohojme te miren.
    “Burri duhet ta kete zemren ne koke!”- thoshte Napoleon Bonoparti. Ose thoshte tjetren: “Une mund te kem te gjithe te metat e botes, por mosmirnjohes nuk jam”. Siç del ne jemi dhe mosmirnjohes dhe zemren nuk e kemi ne koke, por ne xhep dhe ne buze duke na folur buzet mekanikisht e ftohtesisht dhe jo zemra.

  13. pellumb says:

    F.S Noli ka thene: Ne Shqiperi ndodh ne fenomen I cuditshem, ME BUDALLAI I DI TE GJITHA, dhe si me magji brenda 24 oreve heroi kthehet ne tradhetar dhe tradhetari ne hero

  14. timo says:

    Prisni! Nuk keni parë gjë akoma! Një ditë do të shohim shtatoren e Esad Pashë Toptanit në vend të bustit të Avni Rustemit!!!

  15. Agron says:

    po nuk qe tradhetor /hajdut/ etj nuk te behet busti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    dollhouse 168 どうすればあなたの憧れの人形を強烈でより美しくすることができますか?

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール リアル

      美 少女 ラブドール ミュージックビデオの成果における古い性的格言と悪名高い人々の愛

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema