Tahiri reagon pas Ambasadës amerikane: Unë u hetova dhe dola pa faj në Itali, ndaj njësoj si Ambasada e SHBA mezi pres të mbarojnë hetimet

20 Nëntor 2018, 19:46Politika TEMA

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës amerikane, duke theksuar se ai është njeriu më i interesuar të përfundojnë sa më shpejt hetimet.

Duke replikuar me Andi Bushatin, Tahiri thotë se ai është hetuar profesonaisht në Itali dhe ka dalë i pafajshëm, ndërsa në Shqipëri vetëm po sulmohet poltikisht.

“Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!

Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.

Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.

Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI”, shkruan Tahiri.

7 komente në “Tahiri reagon pas Ambasadës amerikane: Unë u hetova dhe dola pa faj në Itali, ndaj njësoj si Ambasada e SHBA mezi pres të mbarojnë hetimet”

  1. ????? says:

    Se ka me këta idiotat tanë.

  2. Xha Beqo says:

    E verteta vonon por nuk menon thote populli. Te lumte more djale se u ke futur nje shuk muti ne goje partise Babalokratike dhe gjithe kazanit te ushqimit qenve qe ska rreshtur se vjelli kunder teje dhe Partise Socialiste.

  3. LORA says:

    Big like ,Saimir.

  4. Lil Toronto says:

    SA ME PAK FLET AQ ME E VOGEL ESHTE MUNDESIA TE BESH GABIM.
    KESHTU SAJMIR, MBASE KE FOLUR SHUME NE FILLIM.

  5. asd says:

    Te gjithe e dine se c’ka bere ky trafikanti. Por nuk … mund te dale nga muti, me gjoja “fraza te goditura” alla Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema