Nga Andi Bushati
Monika Kryemadhi ka lëshuar sot një apel në protestën e Unazës së re, që kompania Salillari dhe Edi Rama të mos guxonin të prishnin shtëpitë e banorëve. Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh “po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla”.
Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.
Tani, me dokumenta ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, “Vëllezërit Hysa”, ka marrë pjesë në konkurimin e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj ndershmërie.
Natyrisht, këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithëkush mund të hamendësojë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t’i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.
Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therrëse.
Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshuar me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderave fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërblimet e qytetarëve të mjerë që do t’u shembë shtëpitë.
Në anën tjetër kemi LSI-në (pa përjashtuar këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ish klientëve të saj, që tani po punojnë me Ramën: “Boll, se nuk u ngopët”!
Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç’më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV, ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeministër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.
Natyrisht, kryeministrit që i digjet shpirti për të varfërit (ky qe një nga slloganet e ardhjes së tij në pushtet në 2013) nuk mund ta duronte këtë. Prandaj ai ndërmori një nismë. T’i ndërtonte shtëpinë asaj familjeje dhe të punësonte kryetarin e saj.
Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmentuar në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.
Por, po t’i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje shembullore. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.
Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që “tepruan” nga tenderi zemërgjerë i Unazës së re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.
Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.
Sepse, loja politike me kundërshtarët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, në këtë moment cek fundin.
Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.
Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerimi. Ndërsa për vite me radhë “salillarët” e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëri- tjetrit, tani, në kohën e dyshes Salillari-Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t’i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarët e tjerë si idiotë.
Ehhh ketu nuk merret vesh se cfare jemi ose cfare duam…
Duam kapitalizem apo komunizem( jo ate te marksit)?
Po ku ka sistem kapitalizmi qe nuk prodhon “salillari” diteperdite?
Ku ka zhvillim ekonomik ashtu sic na e kerkon ti z.andi?
Ti ke dashur te shkruash kunder rames…por ke rene ne gabimin e rende populist.
Kur te ndryshohet sistemi,futi nje ribotim,qe te shpetosh nga burgu…
Jo nuk duam hajdute te na teorizojne per kapitalizmin. Nuk mjafton qe hajdutet nuk kane shkolle..si Ramuti dhe Ahmuti, por te na teorizojne dhe vjedhjen me rruget nuk kemi nevoje.
Te investonin kapitalin e tyre po, por te vjedhin rruget ne vleren 110% kjo nuk te falet or taj.
Ke kapitalizmin nordik. Model i shteteve te perendimit. Aty merni shembull.
Une nuk e jap voten qe Rahmetaj te vjedhi per PPPte.
Mirel
Shteten nordike kane socialokapitalizem jo kapitalizem.
Do zoti e te degjon qe te marrim shembull nga vendet nordike( tek perendimoret mos u mbeshtet shume se koorrupsionin ata e shpiken dhe e mbajne gjalle).
Prape doli ky gazetari WC publikePo kush me thote se e paguan kete ko..e do ti jape nje dreke
O Andi Byshati po hik mor qelbesire se je bo qesharak. Rrezik naj dite do japesh gojore per euro. Nuk e shet njeriu nderin e burrerine siç e shet ti.
‘317 familje hidhen në rrugë të madhe’-na bën ne dije gjithologu Bushat! Hajde mos e neverit pastaj. Po si mo u hidhkan në rrugë të madhe, kur ata të ligjshmit do dëmshpërbkehen 100%, ndërsa të paligjshmëve (për këta asnjë fjalë) do t’u paguhet qiraja për tre vjet dhe do t’u jepen edhe strehim nga banesat sociale. Ku është ‘rruga e madhe’ këtu o gazetar maskara?
IDIOTI ME I MADH JE TI MORE KAMELEON . KETO FAMILJE, QE PO NXIREN NGA SHTEPITE E TYRE , NUK ESHTE PER TI DALE AVOKAT , SEPSE JANE TE PALIGJSHEM ,JANE THJESHTE ZAPTUES TE PRONAVE TE TE TJEREVE . DUHET TE FLAKEN ANDEJ NGA KANE ARDHUR . SHTEPITE E TYRE DHE PRONAT E TYRE NEPER MALE I KANE , ATO NUK PO JA PRISH ASKUSHI . KETO PRONA CFARE EMRI KANE ?? ATA JANE VETEM VJEDHES DHE TANI DUAN PARATE .
KJO NUK NDODH NE ASNJE VEND PERVEC SE KETU NE RRUMPALLEN E SHQUPIT .
Ik or analfabet
Sakte Andi. Nuk kam cfare te shtoj me teper. I ke shkuar deri ne fund maskarades qeveritare me rruget dhe bamiresite.
Keshille per banoret e prekur nga koncesioni Salillari. Leni jashte protestes horrat e ndyre te politikes
Si P, si LSI tju shqyejne duan, njelloj si Ramuti.
Ktheheni protedten tuaj ne proteste antikoncesionare kunder Ramutit dhe jo ne proteste politike te opozites.
Perzini LSI dhe Opoziten dhe do fitoni
o mirel loqja. Sperma e skaduar e besnikut te Partise alias andi bythshati po te pret ty kaqol qe vjell neper blogje dhe ndonje myteber tjeter si ty ne protestat antikoncesionare. Do tju ngjiten pas bythe Ed Paloqet, Gridsumat dhe Salihajnet. Do vdisni te intoksikuar ne cmendurine tuaj proverbiale
Mona Baxhella Mallkon te tjeret Po veten dhe Like Bajgen e “Harron”.Po pse nuk i nxjerr ne shesh Paret dhe pronat e vjedhura???.E babezitura Po e ben si Prifti Qemoti:Mos beni si Bej UNE ,po beni si them UNE.Plaste ne vend Baxhella dhe mos i gezofte sa ka vjedhur dhe grabitur.
I mjeri ti Andush,,,,bej durim ,se do te ulerish shume,,,derisa te behesh bushatllari ,
po qe se merr pak nga talenti i salillareve.
Ne te kundert ,do te mbetesh rob i referencave
tek rrugacja me nje cizme.
Komenti shume i goditur te lumte andi.kush ka tru e kupton qarte kush nuk ka i ka fajet zoti qe nuk i ka dhene.ok.
Ironia dhe sarkazma fillon me shtetezimin e prones private nga paraardhesit e tu ne vitin 1944 i nderuar, pa asnje shperblim. Erdhen shpellaret e Tepelenes dhe te Tropojes dhe e rizaptuan kete prone te grabitur. tani kane moral dhe kerkojne demshperblim, pika uuu pika do thoshte teto Ollga!
Nje pyetje kam une, po pronareve te ligjshem do u jepet gje se nuk po flitet fare per ta?
E kupton tani se ku eshte sarkazma dhe tallja qe i behte ketij populli dele!!!
..akoma nuk me ben ky lloj gazetari qe ta lexoj deri ne fund!
Medioker ngeli!
ore dakord …po ni kyt dashnin si tka xon me monën si ma shpjegon.. me shumë delikatesë po ia ngre pikët (pff) zojës ti…nejse, kshu do bojshin t’tan me kë të paguan faturat …je njish lale
cfare do te thote “rrote … ari”…………………
ANDI MUND TE JETE CDO GJE, PO KETE E KA THEN ASHTU SIC ESHTE NE TE VERTETE!
Si nuk habitet njeri me shpenzimet qe po i kalojne te gjitha dy a tre ndertuesve e atye pas tyre.Po jane djersa e gjaku i gjithe taksapaguesve o popull;popull qe kalon ne orgazem qe fluturon nga gezimi kur e vjedhin.Pritni se do e shikoni pas tre vjetesh,ku do shkojne taksat qe do ju marrin.Do jete vone,me vone se 97-en.
Je burrë dhe bir kurve o bushat. Si nuk te vjen rëndë more horr. Pty njeri i zi
Nese ekziston nje KAR apo DICK ky eshte ANDI BUSHATI! Ashtu sic ka te drejte,, se paguhet nga Saliu ky i semure ashtu edhe ne kemi te drejte te themi se Andi ka mbaruar historine e tij! Gam -gam dhe prpae gam kudo qe shkon tregon se duhet te kete probleme psiqike!
Po ne kohen e “demokracise se kulluar” tenderat kalonin nga çanta e Zenit dhe zyra e Argites. Keto pse nuk i thua ore Bushat nga Tragjasi. Po ka ngelur qe e drejta te jete e Monikes, atehere mjere ky vend.
Akoma qenka gjalle ky kar me zile
Ne vitet 90 kur sistemi ishte ne renie e siper Frok Cupi beri nje artikull dhe e titulloi “SI NUK DOLI NJE BUDALLA NGA BLLOKU”!Sot konstatojme me siguri se fjalen e kishte per Andin!Ky eshte i talentuari i gjyshes me dy shtetesi ku kete te drejte e gezon edhe nipi!
Komentuesit qe shajne pa argumenta shkrimin e Bushatit, e meritojne plotesisht epitetitin (….) e titullit.
Nuk eshte se Bushati qellon gjithmone ne shenje, por edhe kesaj radhe bukur e ka qendisur….